Jezusi para Pilatit
1Menjëherë në mëngjes krerët e priftërinjëve mbajtën kuvend bashkë me pleq e me skribë - mbarë Këshilli i lartë e, pasi Jezusin e lidhën, e çuan dhe ia dorëzuan Pilatit.
2Pilati e pyeti: »A je ti mbreti i judenjve?« »Ti thua!« - i përgjigji Jezusi.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Kryepriftërinjtë e paditnin rëndë.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Pilati e pyeti përsëri: »Pse s’po përgjigj asgjë? Shih se sa po të padisin!«
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Jezusi s’përgjigji më asgjë aq sa Pilati mbeti i habitur.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Jezusin e dënojnë me vdekje
6Pilati për çdo të kremte të Pashkëve u lëshonte atë të burgosur që ata kërkonin.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Aso here ishte në burg një njeri që quhej Barabë, i burgosur bashkë me kryengritës tjerë, të cilët në një kryengritje kishin bërë vrasje.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Njerëzit u ngjitën lart e filluan të kërkojnë prej Pilatit të bëjë atë që kishte zakon të bëjë për ta.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Pilati u përgjigji: »A doni t’jua lëshoj mbretin e hebrenjve?«
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Sepse e dinte mirë se kryepriftërinjtë e kishin dorëzuar prej smire.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Por kryepriftërinjtë e nxitën turmën t’ua lëshojë më mirë Barabën.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Pilati foli përsëri dhe u tha: »Çka (doni) të bëj me atë që (ju thoni se) është mbreti i judenjve?«
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13»Kryqëzoje!« - bërtitën ata përsëri.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14»Po ç’të keqe ka bërë?« - u tha Pilati. Por ata bërtitën edhe më të madhe: »Kryqëzoje!«
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Pilati, duke dashur të kënaqë turmën ua lëshoi Barabën, kurse Jezusin, pasi e frushkulloi, ua dha ta kryqëzojnë.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Ushtarët e përqeshin Jezusin
16Ushtarët e shtinë Jezusin brenda pallatit - d.m.th. në pretorium, dhe e bashkuan mbarë kohortën.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17E veshën me mantel të kuq dhe në krye i vunë një kurorë të gërshetuar me ferra.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Atëherë filluan ta përshëndesin: »Të falemi, mbreti i judenjve!«
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Dhe i binin kresë me kallam, e pështynin dhe, duke u gjunjëzuar para tij, kinse e nderonin.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Pasi e vunë në lojë, ia hoqën mantelin e kuq, ia veshën petkat e tija dhe e qitën përjashta për ta kryqëzuar.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Jezusin e kryqëzojnë
21Ushtarët e detyruan një kalimtar që po kthehej nga fusha, Simonin prej Cirenës, babanë e Aleksandrit e të Rufit, të mbarë kryqin e Jezusit.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Jezusin e çuan në një vend që quhet Golgota, që në përkthim do të thotë: ‘Vendi i Kafkës’.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23I dhanë verë të përzier me mirrë, por ai nuk e mori.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Atëherë e kryqëzuan dhe: ‘i ndanë petkat e tija, duke qitur short’ - kujt çka t’i bjerë.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Ishte ora tre kur e kryqëzuan.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Ishte i shkruar mbishkrimi i fajit të tij: »Mbreti i judenjve.«
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Bashkë me të kryqëzuan edhe dy cuba, njërin në anën e tij të djathtë, kurse tjetrin në të majtën e tij.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Kalimtarët e shanin ‘duke tundur kokën’ e thoshin: »Hej, ti që e rrënon Tempullin dhe e rindërton për tri ditë,
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30shpëtoje, deh, veten, zbrit prej kryqit!«
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Po ashtu edhe kryepriftërinjtë e skribët e vinin në lojë njëri me tjetrin dhe thoshin: »Të tjerët i shpëtoi, por veten s’mund ta shpëtojë!
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Mesia! Mbreti i Izraelit! Le të zbresë tani nga kryqi që ta shohim e të besojmë!« E fyenin edhe ata që ishin të kryqëzuar me të.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vdekja e Jezusit
33Kur u bë ora gjashtë errësira e mbuloi mbarë dheun deri në orën nëntë.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Në orën nëntë Jezusi lëshoi një gjëmë të madhe: »Eloi, Eloi, lema sabahthani?«
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Që përkthehet: »Hyji im, Hyji im, përse hoqe dorë prej meje?« Disa prej atyre që ishin pranë, kur e dëgjuan, thanë: »Qe, po thërret Elinë!«
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Njëri prej tyre u lëshua vrap, e lagu shpuzën në ‘uthull’, e vuri në kallam, ia dha ta ‘pijë’ duke thënë: »Lëreni të shohim pale a po vjen Elia ta ulë nga kryqi!«
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Jezusi lëshoi një britmë të madhe - e dha shpirt.
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Atëherë kurtina e Tempullit u nda dysh prej majës e deri në fund.
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39Centurioni që rrinte kundruall Jezusit, kur pa se si i doli shpirti, tha: »Ky njeri paska qenë me të vërtetë Biri i Hyjit!«
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40Prej së largu vërenin edhe disa gra. Ndër to ishte: Maria Magdalenë, Maria, nëna e Jakobit të Ri dhe e Jozefit, edhe Saloma,
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
41të cilat e kishin përcjellë dhe i kishin shërbyer kur ishte në Galile edhe shumë tjera që me të u ngjitën në Jerusalem.
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Varrimi i Jezusit
42Kur u bë natë dhe, pasi ishte përgatitja - d.m.th. nata e së shtunës -
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
43erdhi Jozefi prej Arimatesë, këshilltar i shquar e që edhe ai priste Mbretërinë e Hyjit, mori guxim dhe hyri te Pilati e ia lypi trupin e Jezusit.
Vargu 43 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
44Pilati, i habitur se kishte vdekur, thirri centurionin dhe e pyeti a kishte vdekur tashmë.
Vargu 44 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
45Si mori vesh prej centurionit, ia dhuroi trupin Jozefit.
Vargu 45 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
46Ky bleu pëlhurën, e uli nga kryqi Jezusin, e mbështolli në pëlhurë dhe e shtiu në varr të hapur në shkëmb. Pastaj rrokullisi një gur në grykë të varrit.
Vargu 46 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
47Maria Magdalenë e Maria e Jozetit shikuan ku e vunë.
Vargu 47 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.