Shërimi i të djellosurit nga Geraza
1Arritën matanë të detit në krahinën e gerazenëve.
2Posa Jezusi doli prej lundrës (menjëherë) nga varrezat i doli përpara një njeri që kishte djallin në trup.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Ky banonte në varreza. Askush nuk mundte më as ta lidhë në hekura.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Shpesh e kishin lidhur në pranga e zinxhirë, por ai i copëtonte prangat e i këpuste zinxhirët. Askush s’ishte më i zoti ta zotërojë.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Gjithë natën e ditën nëpër varre e nëpër male bërtiste e rrahte veten me gurë.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Kur prej së largu e pa Jezusin, u lëshua vrap, ra para tij përmbys përdhe,
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7e atëherë, me sa zë pati, bërtiti: »Çka do prej meje, Jezus, Biri i Hyjit tejet të Lartë? Po të përbej në Hyjin mos më mundo!«
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Sepse Jezusi i kishte thënë: »Shpirti i ndytë, dil prej këtij njeriu!«
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Atëherë Jezusi e pyeti: »Si quhesh?« »Quhem Legjion - përgjigji ai - sepse jemi shumë.«
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Ai i lutej shumë Jezusit që të mos i dëbonte prej aso krahine.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Tashti, aty në rrëzë të malit po kulloste një tufë e madhe thish.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Shpirtrat e ndytë e përbenin: »Na dërgo ndër thi të hyjmë në ta.«
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Ai u lejoi. Shpirtrat e ndytë, pasi dolën, hynë në thi dhe tufa, afërsisht dy mijë copë - u lëshua turr nga gremina, kërceu në det dhe u mbyt.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Barinjtë ndërkaq ikën dhe e përhapën lajmin nëpër qytet e fshatra. Njerëzit shkuan të shohin ç’kishte ndodhur.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Erdhën te Jezusi dhe, kur e panë të djallosurin, që kishte pasur në trup një legjion të tërë, ndenjur, të veshur dhe shëndosh në mend, i kapi frika.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Ata që kishin parë me sy të vet u treguan si ndodhi puna me të djallosurin dhe me thitë.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Atëherë ata filluan t’i luten Jezusit të largohet prej krahinës së tyre.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Kur Jezusi hyri në barkë, ai që kishte qenë i djallosur zuri t’i lutej ta merrte me vete.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Jezusi nuk e lejoi, por i tha: »Shko në shtëpinë tënde te familja jote e tregoju ç’nder të bëri Zoti dhe si pati mëshirë për ty.«
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Ai shkoi dhe filloi të tregojë nëpër Dekapolis gjithçka Jezusi bëri për të. Gjithkush mrekullohej.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vajza e Jairit dhe gruaja që i preku Jezusit petkun
21Kur Jezusi përsëri kaloi me barkë në anën tjetër, ngarendi tek ai turmë e madhe populli. Ai zuri vend në breg të detit.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Erdhi një nga kryetarët e sinagogës, që quhej Jair, e, kur e pa, ra në gjunjë para tij
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23dhe i lutej shumë: »E kam vajzën në fill të mordes! Eja, vëri duart mbi të që të shërohet e të jetojë!«
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Jezusi shkoi me të. I shkonte pas një turmë e madhe dhe furej rreth tij nga çdo anë.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Një grua ishte e sëmurë dymbëdhjetë vjet nga derdhja e gjakut.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Hoqi shumë keq ndër mjekë të ndryshëm e shpenzoi gjithçka pati pa farë dobie - mu, ishte edhe më keq.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Ajo kishte dëgjuar për Jezusin, hyri në turmë e, pas shpinës, ia preku petkun Jezusit.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28I thoshte mendja: »Nëse ia prek vetëm petkat, do të shërohem.«
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Aty për aty iu ndal gjaku e në trupin e vet ndjeu se u shërua nga sëmundja.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Jezusi përnjëherë e ndjeu në vete fuqinë që shpërtheu prej tij, u soll në midis të turmës e tha: »Kush m’i preku petkat?«
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Nxënësit e tij i përgjigjën: »Po a s’e sheh popullin si të furet në katër anët e thua: ‘Kush më preku’«
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Ai i rrethoi me sy për të parë atë që e kishte prekur.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Gruaja, plot frikë e tmerr, sepse e dinte se ç’i ngjau, u afrua, ra me fytyrë përdhe para tij dhe tregoi tërë të vërtetën.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Ai i tha: »Bijë, feja jote të shpëtoi! Shko në paqe! Dhe ji e shëruar nga sëmundja jote!«
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Ndërsa Jezusi ende po fliste, erdhën prej të shtëpisë së kryetarit të sinagogës dhe i thanë: »Vajza jote vdiq. Pse ta trazosh më Mësuesin?«
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Kur Jezusi dëgjoi ç’thanë, i tha kryetarit të sinagogës: »Mos ki frikë! Vetëm ti beso!«
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Jezusi nuk lejoi ta përcjellë askush tjetër, përveç Pjetrit, Jakobit e Gjonit, vëllait të Jakobit.
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Arritën te shtëpia e kryetarit të sinagogës. Jezusi vuri re një pështjellim të madh e njerëz që qanin e vajtonin me zë të madh.
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39Hyri dhe u tha: »Pse bërtitni e vajtoni? Fëmija nuk ka vdekur, por fle.« Ata e përqeshën.
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40Jezusi atëherë i qiti përjashta të gjithë. Me vete mori të atin e t’ëmën e fëmijës e përcjellësit e vet dhe hyri atje, ku ishte fëmija.
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
41E kapi fëmijën për dore e i tha: »Talitha kum!« që do të thotë: »Vajzë, unë po të them: çohu!«
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
42Vajza aty për aty u ngrit e nisi të ecë. Ishte dymbëdhjetë vjeç. Të gjithë mbetën pa masë të habitur.
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
43Jezusi u urdhëroi rreptësisht të mos ia tregojnë askujt ngjarjen dhe u tha t’i japin vajzës të hajë.
Vargu 43 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.