Traditat e të parëve
1Rreth Jezusit u bashkuan farisenjtë dhe disa skribë që kishin ardhur nga Jerusalemi.
2Ata vunë re se disa prej nxënësve të tij po hanin bukë me duar »të papastra« - d.m.th. të palara.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Tashti farisenjtë dhe mbarë hebrenjtë nuk hanë bukë pa i larë duart deri në bërryl për arsye të dokeve të të parëve.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4As kur kthehen nga tregu nuk hanë gjë pa u larë më parë. Janë edhe shumë gjëra tjera që i mbajnë për shkak të traditës: larje gotash, katrovash e enësh remi (tryezash).
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Prandaj farisenjtë dhe skribët e pyetën Jezusin: »Pse nxënësit e tu nuk i mbajnë traditat e të parëve, por hanë bukë me duar të »papastra«?«
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Ai u përgjigj: »Mirë parafoli për ju, o shtiracakë, Isaia, kur shkroi: ‘Ky popull më nderon me buzë, kurse zemra e tyre është larg meje.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7I kotë është kulti që më bëjnë, kur mësojnë kinse mësim të Hyjit - rregulloret që i qitën njerëzit.’
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Ju lini pas dore urdhërimin e Hyjit e mbani traditat e njerëzve.«
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Dhe u tha: »Bukur se! Zhbëni urdhërimin e Hyjit, për të ruajtur traditën tuaj!
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10E pra, Moisiu tha: ‘Ndero babën tënd dhe nënën tënde!’ dhe: ‘Kush ta nëmë babën dhe nënën, le të ndëshkohet me vdekje!’
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11E ju përkundrazi thoni: ‘Nëse ndokush i thotë babait ose nënës: po e shpall korban - d.m.th. - dhuratë të shenjtë - ndihmën që ju takon prej meje,’
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12atë nuk e lejoni t’i ndihmojë më babait dhe nënës.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Kështu zhbëni Fjalën e Hyjit për hirë të traditës suaj, që ju vetë e bëtë traditë për vete. E bëni edhe shumë punë të tilla të ngjashme me këto.«
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Atëherë e thirri përsëri popullin rreth vetës dhe i tha: »Më dëgjoni të gjithë dhe mbani mend!
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15S’ka asgjë përjashta njeriut që mund ta bëjë atë të papastër duke hyrë në të, por çka del prej njeriut - ajo e bën të papastër.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!«
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Kur u nda prej turmës e hyri në shtëpi, nxënësit e pyetën për vështrimin e shëmbëlltyrës.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Ai u tha: »Si? Po as ju nuk qenkeni në gjendje ta kuptoni? Po a nuk e kuptoni se asgjë që hyn nga jashtë në njeriun, nuk mund ta bëjë të papastër njeriun,
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19sepse nuk i hyn në zemër, por në bark e del në nevojtore?« Kështu Jezusi i shpalli të pastra të gjitha ushqimet.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Dhe vazhdoi: »Çka del prej njeriut ajo e bën të papastër,
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21sepse prej brendisë - prej zemrës së njeriut rrjedhin: mendimet e këqija, llojet e ndryshme të fëlligështisë, vjedhjet, vrasjet,
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22kurorëthyerjet, dëshira e tepruar e pasurisë, mashtrimet, shfrenia, smira, blasfemitë, krenia, marrëzia.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Të gjitha këto të këqija dalin nga brenda dhe e bëjnë njeriun të papastër.«
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Feja e gruas sirofenikase
24Jezusi u çua prej andej e shkoi në krahinën e Tirit. Hyri në një shtëpi e dëshironte të mos e dijë kush, por nuk mundi të mbetej i fshehur.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Sepse menjëherë e mori vesh një grua, vajza e së cilës e kishte në trup shpirtin e ndytë. Ajo erdhi dhe u hodh para këmbëve të tija.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Gruaja ishte pagane me prejardhje sirofenikase. I lutej ta dëbonte djallin prej vajzës së saj.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Ai i tha: »Prit njëherë të ngihen fëmijët, sepse nuk është mirë të merret buka e fëmijëve e t’u qitet këlyshëve.«
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Ajo përgjigji: »Po, Zotëri! Por, edhe këlyshët hanë nën tryezë dromcat e fëmijëve!«
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Ai i përgjigji: »Shko lirisht në shtëpi se, në saje të kësaj fjale, djalli doli prej vajzës sate!«
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Ajo shkoi në shtëpi dhe e gjeti fëmijën në të shtruara. Djalli kishte dalë.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Shërimi i një shurdhamani bëlbacuk
31Pastaj doli prapë nga krahina e Tirit, e nëpër Sidon, erdhi drejt detit të Galilesë në krahinat e Dekapolit.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Ia sollën një shurdhaman që mezi fliste dhe iu lutën ta vërë dorën mbi të.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Ai e ndau prej popullit veçmas, ia shtiu gishtërinjtë e vet në veshë, me pështymë të vet ia preku gjuhën,
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34i drejtoi sytë kah qielli, pshërtiti dhe i tha: »Effatha - që do të thotë: »Çelu!«
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35E menjëherë iu çelën veshët e iu zgjidh pengesa e gjuhës dhe foli rrjedhshëm.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Jezusi u urdhëroi të mos i tregojnë askujt. Por, sa më tepër që ai ua ndalonte, ata aq më tepër e shpallnin.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Të mrekulluar mbi çdo masë thoshin: »Gjithçka bëri mirë!« »Ky po bën të dëgjojnë të shurdhët e të flasin memecët!«
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.