Fjalime kundër skribëve e farisenjve
1Atëherë Jezusi i tha turmës dhe nxënësve të vet:
2»Në katedrën e Moisiut ndenjën skribët e farisenjtë.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Pra, ju duhet t’i dëgjoni e të zbatoni gjithçka t’ju thonë, por mos bëni si bëjnë ata. Ata nuk veprojnë siç thonë.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Ata lidhin barrë të rënda që mezi mund të mbaren dhe ua ngarkojnë njerëzve në krahë, kurse vetë as me gisht nuk i luajnë.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Mandej të gjitha veprat e veta i bëjnë me qëllim që t’i shohin njerëzit. Këndej i zgjerojnë filakteritë e veta dhe i zgjasin thekët.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Në gosti dëshirojnë kryet e vendit, në sinagoga vendet e para,
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7përshëndetjet në sheshe dhe të quhen prej njerëzve ‘rabbi’.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Ju mos lejoni t’ju quajnë rabbi, sepse vetëm njëri është Mësuesi juaj, kurse ju të gjithë jeni vëllezër.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Dhe përmbi tokë mos thirrni askënd Atë, sepse keni vetëm një Atë - atë që është në qiell!
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Gjithashtu mos lejoni t’ju quajnë udhëheqës - sepse keni vetëm një Udhëheqës - Krishtin!
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Më i madhi ndër ju le të jetë shërbëtori juaj.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Sepse, kush krenohet, do të përvuhet e kush përvuhet do të lartësohet.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Vaj për ju, skribë e farisenj, shtiracakë, sepse ua mbyllni njerëzve derën e Mbretërisë së qiellit! Ju vetë nuk hyni as nuk i lini të hyjnë ata që duan të hyjnë!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Vaj për ju, skribë e farisenj, shtiracakë, që kërkoni det e tokë për të fituar një proselit e, kur kthehet, e bëni bir të ferrit dy herë më të keq se veten!
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Vaj për ju, udhëheqës të verbër, që thoni: ‘Nëse ndokush betohet me Tempull, ai betim s’detyron, por, nëse betohet me arin e Tempullit, atëherë e detyron betimi.’
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Të marrë e të verbër! Po cili është më i madh: ari apo Tempulli, që e shenjtëron arin?
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Ju thoni edhe: ‘Kush betohet me lter s’detyron ai betim, porse, kush betohet me dhuratën që është mbi lter, atëherë e detyron betimi!’
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Qorratana! Po çka është më e madhe: dhurata apo lteri që e shenjtëron dhuratën?
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Tashti kush betohet me lter, betohet me të dhe me krejt çka ka në të!
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Kush betohet me Tempull, betohet me të dhe me Atë që banon në të.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Kush betohet me Qiell, betohet me fronin e Hyjit dhe me Atë që rri në të.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Vaj për ju, skribë e farisenj, shtiracakë, që lani të dhjetën e mendrës, të murajës e të kimit, por lini mbas dore atë që është më e rëndësishme në Ligj: drejtësinë, mëshirën e besnikërinë! Këtë është dashur ta bëni e nga ajo e para s’është dashur të hiqni dorë.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Udhëheqës të verbër! Ju shtrydhni mushkonjën e kapërdini gamilen!
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Vaj për ju, skribë e farisenj, shtiracakë, sepse pastroni anën e jashtme të gotës e të enës, ndërsa përbrenda janë plot rrëmbime e papërkormëri!
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Farise i verbët! Pastro më parë brendinë e gotës, që edhe përjashta të jetë e pastër!
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Vaj për ju, skribë e farisenj, shtiracakë, që u përngjani varrezave të zbardhuara me gëlqere, që duken përjashta të bukura e përbrenda janë plot eshtra të të vdekurish me gjithfarë ndyrësie.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Kështu edhe ju përjashta njerëzve u dukeni të drejtë, kurse përbrenda jeni krejt hipokrizi e padrejtësi.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Vaj për ju, skribë e farisenj, shtiracakë, që u ndërtoni profetëve varrezat e u stolisni të drejtëve monumentet
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30dhe thoni: ‘Të kishim jetuar në kohën e etërve tanë, nuk do të kishim bashkëpunuar me ta në vrasjen e profetëve.’
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Kështu ju vetë dëshmoni kundër vetvetes se jeni bijtë e atyre që vranë profetët.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Mirë, pra, kryeni ç’filluan baballarët tuaj!
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Shlliga e gjarpërinj gjarpërinjsh! Si do t’i shpëtoni dënimit për ferr?!
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Ja, pra, për këtë punë unë po dërgoj ndër ju profetë, dijetarë e njerëz të shkolluar. Disa prej tyre do t’i vritni, do tjerë do t’i kryqëzoni e disa tjerë do t’i frushkulloni në sinagoga tuaja e do t’i salvoni prej qyteti në qytet
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35që të bjerë mbi ju tërë gjaku i drejtë që u derdh mbi tokë qysh gjakut të Abelit të drejtë deri te gjaku i Zakarisë, birit të Barakisë që ju e vratë ndërmjet shenjtërores e lterit.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Për të vërtetë po ju them: të gjitha këto do të bien mbi këtë brezni.«
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vajtimi mbi Jerusalem
37»Jerusalem, Jerusalem, vrastar i profetëve e që me gurë i mbyt ata që Hyji i dërgoi te ti! Sa herë desha t’i bashkoj fëmijët e tu sikurse këlluka i bashkon zogjtë e vet nën krahë… por ju nuk deshët!
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Qe, shtëpia juaj po ju lihet juve - e shkretë!
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39Jo, po, unë po ju them: nuk do të më shihni më që tani e deri të thoni: ‘Bekuar qoftë ai që vjen në Emër të Zotit!’«
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.