Jezusi paralajmëron rrënimin e Tempullit
1Kur Jezusi doli nga Tempulli e po largohej, iu afruan nxënësit e tij për t’i treguar ndërtesat e Tempullit.
2Ai u tha: »A po i shihni të gjitha këto? Për të vërtetë po ju them: këtu s’do të mbesë as gurë mbi gurë. Secili do të rrëzohet!«
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Fillimi i vështirësive
3Kur u ul të rrijë në malin e Ullinjve, iu afruan veçmas nxënësit e tij e i thanë: »Na trego kur do të ndodhin këto dhe cila është shenja e Ardhjes sate e i mbarimit të botës?«
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Jezusi u përgjigji: »Ruajuni mos t’ju gënjejë kush,
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5sepse shumë do të vijnë nën emrin tim e do të thonë: ‘Unë jam Mesia!’ e do të gënjejnë shumëkënd.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Do të dëgjoni për luftëra dhe për ushtima luftërash. Mos u kushtrimoni! Të gjitha këto do të ndodhin, por ende nuk do të jetë mbarimi!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Sepse do të ngritet një popull kundër një populli të tjetër e një mbretëri kundër një mbretërie të tjetër e do të jetë uri e tërmete në vende të ndryshme.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Të gjitha këto janë veçse nisma e mundimeve.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Atëherë do t’ju mundojnë dhe do t’ju vrasin. Të gjithë popujt do t’ju urrejnë për shkak të emrit tim.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Atëherë shumë do ta lënë fenë. Do ta tradhtojnë njëri-tjetrin dhe do ta urrejnë shoqi-shoqin.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Do të ngriten shumë profetë të rrejshëm dhe shumëkënd do të gënjejnë.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12E, prej se do të marrë hov padrejtësia, shumëkujt do t’i ftohet dashuria.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Por, ai që do të qëndrojë deri në fund, do të shëlbohet.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Ky Ungjill i Mbretërisë do të shpallet në mbarë botën, që kështu të gjithë popujt ta kenë provën e së vërtetës së zbuluar. Atëherë do të vijë mbarimi«
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Ngushtica e madhe
15»Kur, pra, të shihni se ‘Në vendin e shenjtë hypi në fron Shkretuesi i Urrejtur’ për të cilin foli Danieli profet - kush lexon, le ta kuptojë:
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16atëherë ata që do të ndodhin në Jude, le të ikin në male.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Kush të ndodhet mbi pullaz, të mos zbresë për të marrë ndonjë send në shtëpinë e vet.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18As ai që të ndodhet në arë, të mos kthehet për të marrë petkun e vet.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Por vaj për gra shtatzëna e për ato që do t’u japin gji fëmijëve, në ato ditë!
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Lutuni që ikja juaj të mos jetë në dimër ose të shtunën!
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Sepse atëherë do të jetë mjerim aq i madh, sa që mjerim të tillë nuk ka pasur qysh se u krijua bota deri tani, as nuk do të ketë më!
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Dhe, po të mos shkurtoheshin ato ditë, askush nuk do të shpëtojë; por, për hir të të zgjedhurve, do të shkurtohen ato ditë.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Nëse atëherë do t’ju thotë kush: ‘Ja, këtu është Mesia’, apo ‘Atje’ - mos besoni!
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Sepse do të paraqiten mesi të rrejshëm e profetë të rrejshëm dhe do të tregojnë shenja të mëdha e të çuditshme, aq sa t’i gënjejnë, po të ishte e mundur, edhe të zgjedhurit.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Ja, jua paralajmërova!
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Prandaj, nëse ju thonë: ‘Ja, tek është në shkreti’, mos luani vendit! ‘Ja, tek është në dhomën e strehimit’, mos besoni!
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Sepse Ardhja e Birit të njeriut do të jetë sikurse vetëtima që del në lindje e duket deri në perëndim!
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Ku të jetë coftina, aty do të mblidhen shqiponjat!«
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Ardhja e Birit të njeriut
29»Fill pas mjerimit të atyre ditëve ‘Dielli do të terratiset, hëna nuk do ta lëshojë dritën e vet, yjet do të bien nga qielli e trupat qiellor do të lëkunden.’
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Atëherë do të duket në qiell shenja e Birit të njeriut; atëbotë të gjitha fiset e dheut do qajnë dhe do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi retë e qiellit me fuqi dhe me madhëri të madhe.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Ai do t’i dërgojë engjëjt e vet me bori të madhe për t’i bashkuar të zgjedhurit e tij nga katër anët e botës, prej njërit skaj të qiellit në tjetrin.«
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Mësimi nga shëmbëlltyra e fikut
32»Kuptoni krahasimin që e jep shëmbëlltyra e fikut: posa t’i njomësohen degët e të qesë gjethet, e dini se vera është afër.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Kështu edhe ju, kur t’i shihni të gjitha këto, dijeni se Biri i njeriut është afër - te dera!
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Për të vërtetë po ju them: s’do të kalojë kjo brezni pa shkuar në vend të gjitha këto.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Qielli e toka do të zhduken, por fjalët e mia nuk do të bien poshtë.«
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Dita dhe ora e panjohur
36»E kur do të jetë ajo ditë dhe ajo orë, askush s’di gjë, as engjëjt e qiellit, as Biri, përveç vetëm Atit!
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Dhe, si qe në ditët e Noehit - ashtu do të jetë edhe Ardhja e Birit të njeriut,
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38dhe, sikurse në ditë para përmbytjes, njerëzit hanin e pinin, merrnin gra e gratë burra deri atë ditë kur Noehi hyri në arkë,
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39e nuk ua preu mendja se do t’u ndodhte gjë derisa s’erdhi përmbytja e i fshiu: ashtu do të jetë edhe në Ardhjen e Birit të njeriut.
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40Atëherë, prej dy vetëve, që kanë për t’u gjetur në arë, njëri do të merret e tjetri do të lihet,
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
41prej dy grave që do të bluajnë në mokër, njëra do të merret e tjetra do të lihet.
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
42Prandaj: rrini zgjuar, sepse nuk dini se në ç’ditë do të vijë Zotëria juaj!
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
43E mos harroni: po ta dinte i zoti i shtëpisë se në ç’orë të natës i vjen vjedhësi, do të rrinte zgjuar e nuk do të lejonte t’i thyhej shtëpia.
Vargu 43 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
44Prandaj: rrini gati, sepse Biri i njeriut do të vijë në atë orë kur ju s’e pritni.«
Vargu 44 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Shërbëtori besnik
45Vallë, cili është ai shërbëtor besnik e i mençur, që zotëria e vuri përmbi shërbëtorët e vet për t’ju dhënë ushqimin në kohën e duhur?
Vargu 45 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
46I lumi ai shërbëtor, që, kur të vijë zotëria, e gjen duke vepruar kështu!
Vargu 46 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
47Për të vërtetë po ju them: do t’ia besojë mbarë pasurinë e vet!
Vargu 47 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
48Por në qoftë se shërbëtori i keq thotë në zemrën e vet: ‘zotëria im vonon të vijë’
Vargu 48 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
49e fillon t’i rrahë shokët e vet e të hajë e të pijë me pijaneca;
Vargu 49 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
50zotëria i këtij shërbëtori do të vijë shi atë ditë, kur ky s’e pret, shi në atë orë, kur ky s’e di;
Vargu 50 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
51do ta ndëshkojë rëndë dhe do t’ia caktojë vendin me shtiracakët, ku do të jetë vaj dhe kërcëllim dhëmbësh.«
Vargu 51 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.