Padrejtësi e gjithmbarshme
1Vaj për mua se jam bërë si kallëzmbledhësi përmbas korrjes, si kokrrambledhësi pas vjeljes së vreshtit! S’gjej një vile për ta ngrënë, as fik të lashtë që e dëshiroj!
2Njeriu i mirë, u zhduk nga vendi, njeri të drejtë më ndër njerëz s’ka! Të gjithë vënë prita gjak për të derdhur, vëllai vëllanë me rrjetë e gjuan!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Për të bërë keq duart i kanë gati: princi kërkesat i shton, gjykon gjykatësi sipas dhuratës, vetë shkruan e vetë vulos i madhi: vaj për ta që e shtrembërojnë të drejtën!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Më i miri ndër ta është ferrë, më i drejti si ferrëkuqja. Erdhi dita e rojeve të tua, ndëshkimi yt: tash është poshtërimi i tyre!
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Mos kini në mikun besim, në të afërmin shpresë mos kini; para asaj që të fle në gji ruaju se e hap gojën!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Sepse biri të atin e shan, bija çohet kundër s’ëmës, reja çohet kundër vjehrrit: armiqtë e njeriut shtëpiakët e tij!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Kurse unë sytë i drejtoj te Zoti, shpresoj në Hyjin Shëlbuesin tim; Hyji im do të ma dëgjojë uratën!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
IV. SHPRESAT
Sioni nën të sharat e armikes
8Mos m’u kënaq, armikja ime, pse jam rrëzuar, prapë do të çohem, ndërsa ende rri në errësirë, Zoti është drita ime!
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Do ta duroj felgrimin e Zotit sepse kam mëkatuar kundër tij deri të gjykojë çështjen time e të më japë të drejtën. E di se do të më nxjerrë në dritë, do ta shoh drejtësinë e tij!
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Kur të më shohë armikja ime, turpi atë do ta mbulojë, atë që për mua thotë: ‘Ku është Zoti Hyji yt?’ Sytë e mi do të kënaqen në të. Sepse ajo do të shqelmohet si shqelmohet balta rrugës!
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Profeci për ripërtëritje
11Po vijnë ditët të rindërtohen muret e tua; kufijtë e tu atë ditë do të zgjerohen!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Po atë ditë te ti do të vijnë prej Asyrisë deri në Egjipt, prej Egjiptit deri në Lumë, prej detit e deri në det, prej malit e deri në mal!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Toka në shkretëtirë do të kthehet për shkak të banorëve të vet, si rrjedhojë e veprave të tyre.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Urata kundër popujve
14Kullote popullin tënd nën kërrabën tënde, grigjën e trashëgimit tënd, banorët e vetmuar pyjeve, në mes të kopshteve. Kullotshin Basan e Galaad si dikur!
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Porsi në ditët e daljes sate nga Egjipti, na dëfto vepra të mrekullueshme!
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Do të shohin popujt e do të mbesin të turpëruar sa të pushtetshme që të jenë, gojës së vet do t’ia vënë dorën, veshët do t’u shurdhojnë.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Do të lëpijnë pluhurin porsi gjarpri, porsi zvarranikët e tokës. Duke u dridhur do të dalin nga shtëpitë e veta - drejt Zotit Hyjit tonë - do të të druan e prej teje do të tremben.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Lutje e thekshme për falje
18Cili Hyj është porsi ti që shlyen fajin, që fal mëkatin Tepricës së trashëgimit tënd, që hidhërim s’mban për gjithmonë pse kënaqet kur mund të përdëllejë?!
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Do të kthehet, do të na përdëllejë, fajësitë tona do t’i shklasë, do t’i flakë në fund të detit të gjitha mëkatet tona.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Do t’ia dhurosh besën Jakobit e Abrahamit hirin tënd si u përbetove etërve tanë që prej ditëve moti të kaluara!
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.