Të gjithë kapitujt

Psalmet · Kapitulli 106

Rrëfim kombëtar

48 vargje

Rrëfim kombëtar

1ALELUJA! Lavdëroni Zotin, sepse është i mirë, sepse e amshuar është dashuria e tij!

2Kush mund ti tregojë veprat e madhërueshme të Zotit, të bëjë të jehojnë të gjitha lavdet e tija?

3Lum ata që i mbajnë urdhërimet e tija dhe veprojnë me drejtësi në çdo kohë.

4Na kujto, o Zot, në mirësinë tënde ndaj popullit tënd, eja e na shih me shëlbimin tënd,

5që ta shijojmë fatin e të zgjedhurve të tu, të gëzohemi në gëzimin e popullit tënd, të mburremi me trashëgimin tënd.

6Mëkatuam, po, porsi etërit tanë, padrejtësisht vepruam, bëmë të keqen.

7Etërit tanë në Egjipt nuk i kuptuan mrekullitë e tua, nuk e kujtuan përdëllimin tënd të madh, e të hidhëruan pranë detit, pranë Detit të Kuq.

8Por Zoti i shpëtoi për nder të Emrit të vet, për ta bërë të njohur pushtetin e vet.

9Zoti iu kërcënua Detit të Kuq e ky u tha dhe i kaloi nëpër det si nëpër shkretëtirë.

10I shpëtoi prej duarve të armiqve, i shpërbleu prej kthetrave të urryesve.

11I mbyti me ujë ata që i mundonin: asnjë prej tyre nuk shpëtoi!

12Atëherë u besuan fjalëve të tija dhe i kënduan lavdet e tija.

13Por shpejt i harruan veprat e tija e nuk u mbështetën në synimet e tija.

14U leshguan për së tepërmi në shkretëtirë dhe e ngacmuan Hyjin në vend të paujë.

15Ua plotësoi kërkesën e tyre ua ngiu grykësinë e tyre.

16Smirë i morën Moisiut në tëbanishtë edhe Aronit, shenjtit të Zotit.

17U hap toka dhe e përpiu Datanin e groposi turmën e Abiramit.

18U ndez zjarri në mbledhjen e tyre edhe flaka i dogji mëkatarët.

19E punuan një viç në Horeb, adhuruan një shtatore metali.

20E ndërruan Hyjin e tyre me truporen e një kau që ha sanë.

21Harruan Hyjin që i shpëtoi, që bëri mrekulli në Egjipt,

22punë të madhërishme në dheun e Kamit, emnesë në Detin e Kuq.

23Mendoi Hyji farën tua shuante, por iu lut Moisiu, i zgjedhuri i tij, ndërmjetësoi përpara fytyrës së tij për ta ngurruar zemërimin e tij, e dëgjoi e nuk ua treti farën.

24Nuk shfaqën kujdes për tokën e dëshirueshme, nuk i besuan premtimit të tij.

25Nynykatën në çadrat e tyre, nuk i vinin veshin zërit të Zotit.

26Zoti e ngriti dorën e vet mbi ta, për t’i shtruar rrah në shkretëtirë,

27se do ti shpërndante trashëgimtarët e tyre ndër kombe, për të kërkuar vend më vend dherat e huaja.

28Iu kushtuan hyjit Beelfegor, hëngrën flitë e të vdekurve.

29E zemëruan Zotin me veprat e veta të këqija e mbi ta u sul plaga.

30Flakëroi Fineesi e bëri gjyq e atëherë u zhduk plaga.

31E iu çmua kjo vepër drejtësi brez pas brezi për amshim.

32Prapë e hidhëruan tek ujërat Meriba, për shkak të tyre qe ndëshkuar edhe Moisiu,

33sepse shpirtin aq fort ia helmuan saqë foli marrëzisht me buzë të veta.

34Ata nuk i zhdukën popujt sikurse Zoti u kishte urdhëruar,

35por u përzien me paganë dhe i mësuan veprat e tyre.

36U shërbyen idhujve të tyre dhe këta u bënë kurth për ta.

37I flijuan djemtë e vet e vajzat e veta djajve.

38Derdhën gjakun e pafajshëm, gjakun e djemve dhe të vajzave të veta duke ua bërë therore idhujve të Kanaanit, vendi mbarë qe njollosur prej gjakut.

39U përlyen me veprat e veta, nuk ia mbajtën besnikërinë me vepra të këqija.

40Flakë u ndez Zoti me hidhërim kundër popullit të vet iu ndy ndër sy trashëgimi i vet.

41I lëshoi në duar të paganëve: i sunduan ata që i urrenin.

42Armiqtë e tyre i përndoqën dhe qenë mposhtur nën kthetrat e tyre.

43Shpeshherë Ai i shpëtonte, por ata e hidhëronin me synimet e tyre dhe njolloseshin më zi në poshtërsitë e veta.

44Përsëri i priri sytë e vet mbi ta kur e dëgjoi lutjen e tyre.

45I ra ndër mend Besëlidhja me ta dhe i erdhi keq sipas përdëllimit të vet të madh.

46Bëri të gjejnë mëshirë tek ata që i mbanin në robëri.

47Na shpëto, o Zot, Hyji ynë, dhe na bashko prej popujve paganë që ta lavdërojmë Emrin tënd të shenjtë e të mburremi me lavdinë tënde.

48Qoftë bekuar Zoti, Hyji i Izraelit, nga shekulli në shekull! Mbarë populli le të thotë: Amen! Amen!