Himn mëngjesor e lutje kombëtare
1Këngë. Psalm. I Davidit.
2E gatshme është zemra ime, o Hyj, e gatshme është zemra ime: do të këndoj e do të luaj në harpë! Ja, lavdia ime!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Zgjohu, harpë e cetër, agimin dua ta zgjoj!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Do të të lavdëroj ty, o Zot, mes popujve, për ty do të luaj me harpë mes kombeve,
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5sepse e madhërueshme është deri në qiell mëshira jote, deri në re e vërteta jote!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Lartësohu, o Hyj, lart përmbi qiell, përmbi mbarë dheun le të shndritë lavdia jote!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Që të çlirohen të dashurit e tu, le të më shpëtojë e djathta jote e më dëgjo!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Hyji u përbetua në Shenjtëroren e vet: “Do të kënaqem, dua ta ndaj Sikimën, masën do t’ia vë luginës Sukot.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Imi është Galaadi, imi është Manaseu, Efraimi është përkrenarja ime, Juda skeptri im!
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Moabi legeni ku unë lahem; mbi Idumé do ta hedh këpucën time, mbi Filisté do të këndoj fitoren”.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Kush do të më prijë deri në qytet - fortesë? Kush do të më prijë deri në Idumé?
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Vallë, jo ti, o Hyj, që na braktise? Pse a s’do të dalësh, o Hyj, me ushtritë tona?
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Na ndihmo, deh, kundër armiqve sepse i kotë është shpëtimi që vjen prej njerëzve.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Me ndihmën e Hyjit do të bëjmë trimëri të madhe, Ai do t’i shkelë armiqtë tanë!
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.