Të gjithë kapitujt

Psalmet · Kapitulli 28

Lutje dhe falenderim, Lutje dhe falënderje

9 vargje

Lutje dhe falenderim

Lutje dhe falënderje

1I Davidit. Të thërras në ndihmë, o Zot, Hyji im, mos rri shurdh ndaj meje, sepse po ndenje shurdh ndaj meje do të bëhem si ata që zbresin në varr.

2Dëgjoje zërin e lutjes sime kur me afsh të thërras në ndihmë, kur i ngre duart e mia në drejtim të Tempullit tënd të shenjtë.

3Mos më merr me mëkatarë e me ata që bëjnë të keqen: flasin për paqe me të afërmit e vet, kurse në zemër përbluajnë të keqen.

4Shpaguaji sipas veprave të tyre, sipas paudhësisë së veprimeve të tyre. Shpaguaji sipas veprave të duarve të tyre, jepu shpagimin si e meritojnë.

5Ata e përbuzin veprimin e Zotit, i bëjnë asgjë veprat e duarve të tija: përdhe i përplastë e më mos i ngrittë!

6Qoftë bekuar Zoti që e dëgjoi zërin e lutjes sime.

7Zoti është ndihma ime, mbrojtësi im, në të shpreson shpirti im dhe gjeta ndihmë: zemra më gëzohet e me këngën time e falenderoj.

8Zoti është fuqia e popullit të vet, kështjellë shpëtimi për të shuguruarin e vet.

9Shpëtoje popullin tënd e bekoje trashëgimin tënd: priju e ngriji deri në amshim!