Himn për nder të Zotëruesit të stuhisë
1Psalm. I Davidit. Jepni Zotit, o bijtë e Hyjit, jepni Zotit lavdinë e fuqinë!
2Jepni Zotit nderin e Emrit të tij, adhurojeni Zotin në shkëlqimin e shenjtë!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Dëgjo! Zoti gjëmon mbi ujëra, Hyji i madhërishëm gjëmon, Zoti bubullin mbi ujëra të mëdha!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Dëgjo! Zoti gjëmon fuqishëm, Zoti gjëmon me madhëri!
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Ja, zëri i Zotit i copëton cedrat, Zoti i thërmon cedrat e Libanit!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6E bën të kërcejë si viç Libanin, Sarionin si kotorr bizoni!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Ja, zëri i Zotit - përhap flakë zjarri,
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8ja, zëri i Zotit e godet shkretëtirën, e godet Zoti shkretëtirën Kades!
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9A ke çndien? Prej tmerrit pjellin shutat, zëri i Zotit i shkurton pyjet! Ndërkaq në Tempullin e tij të gjithë thonë: “Lavdi”!
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Zoti e ka fronin përmbi përmbytje, Zoti mbretëron përgjithmonë e jetë!
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Zoti i jep fuqi popullit të vet, Zoti e bekon popullin e vet me paqe.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.