Të gjithë kapitujt

Psalmet · Kapitulli 30

Falenderim për shpëtim nga vdekja, Falënderje për shpëtim nga vdekja

13 vargje

Falenderim për shpëtim nga vdekja

Falënderje për shpëtim nga vdekja

1Psalm. Këngë në festën e Kushtimit të Tempullit. E Davidit.

2Të madhëroj, o Zot, pse më shpëtove e nuk lejove të ngihen armiqtë e mi mbi mua.

3O Zot, Hyji im, unë të thirra e ti më shërove,

4ti, o Zot, ma nxore shpirtin nga Nëntoka, më ktheve në jetë që të mos zbres në varr.

5Këndoni Zotit ju, o besimtarët e tij, falenderojeni Emrin e shenjtë të tij!

6Sepse një çast zgjat hidhërimi i tij e tërë jetën dashamirësia e tij! Mbrëmja vjen me lot, e mëngjesi plot hare!

7Kur nuk më mungonte gjë, thosha: “Askurrë s’do të trandem”!

8Më ke vënë, o Zot, në majën e malit të sigurt, porse, posa ma fsheh fytyrën tënde, frikësohem.

9Atëherë ty, o Zot, të lëshoja kushtrimin, i lutesha Hyjit tim.

10Ç’dobi nga gjaku im në qoftë se zbres në shkatërrim? A thua do të të lavdërojë pluhuri, e do ta kumtojë besnikërinë tënde?

11Më dëgjoi Zoti e pati mëshirë për mua, Zoti u bë ndihmëtari im.

12Ti vajin ma ktheve në valle, ma zhveshe grathoren time e më ngjeshe me hare,

13që shpirti im të të këndojë e të mos pushojë: “O Zot, Hyji im, do të të lavdëroj për amshim”!