Hyji mbreti i Izraelit e i mbarë botës
1Mjeshtrit të korit. I bijve të Koreut. Psalm.
2Duartrokitni, o popuj të gjithë, brohoritni Hyjit me zë gëzimi!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Sepse Hyji është i tejetlartë, i tmerrshëm, Mbreti i madh mbi tokën mbarë.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Popujt i vuri nën sundimin tonë, paganët nën këmbët tona.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Ai e rizgjodhi trashëgimin tonë për ne, nderin e Jakobit, të dashurit të vet.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Ngjitet Hyji me brohori, Zoti me zë trumbete.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Këndoni Hyjit, këndoni, këndoni mbretit tonë, këndoni!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Sepse Hyji është mbreti i mbarë tokës: këndoni këngë me mjeshtëri!
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Hyji mbretëron mbi mbarë popujt, Hyji rri mbi fronin e vet të shenjtë.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Princat e popujve paganë bashkohen me popullin e Hyjit të Abrahamit, sepse Hyjit i përkasin mburojat e botës, Ai është i lartësuar mbi të gjithë.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.