Të gjithë kapitujt

Psalmet · Kapitulli 80

Lutje për ripërtëritje të Izraelit, Uratë për ripërtëritje të Izraelit

20 vargje

Lutje për ripërtëritje të Izraelit

Uratë për ripërtëritje të Izraelit

1Mjeshtrit të korit. Sipas melodisë: “Lili i urdhrit”. I Asafit. Psalm.

2Dëgjo ti, o Bariu i Izraelit, ti që i prin Jozefit si grigjës, ti, që rri në fron mbi kerubinë, shkëlqe

3para Efraimit, Beniaminit e Manseut: zgjoje pushtetin tënd dhe eja në ndihmë për të na shpëtuar!

4O Hyj, deh, na përtërij, kthjelle fytyrën tënde e na shëlbo!

5O Zot, Hyji i ushtrive, deri kur do të hidhërohesh në lutjen e popullit tënd?

6Deri kur do të na ushqesh me bukë lotësh, e do të na japësh të pimë ujë lotësh me shumicë?

7Na bëre shkak grindjeje për fqinjët tanë e armiqtë tanë po qeshen me ne.

8O Hyj i ushtrive, deh, na përtërij, kthjelle fytyrën tënde e na shëlbo!

9Vreshtin nga Egjipti e nxore e, për ta mbjellë atë, paganët i dëbove.

10Tokën ia përgatite, lëshoi rrënjë dhe e mbushi tokën.

11U mbuluan malet me hijen e tij, me gema të hardhisë u mbushën cedrat e Hyjit,

12pinjollët e tij arritën deri në det, shermendet i hodhi deri në Lumë.

13Gardhin pse ia theve që ta vjelë çdo kalimtar?

14E dëmtoi derri i egër, e kulloti çdo egërsirë.

15Kthehu, Hyji i ushtrive, shikoje nga qielli e shihe, eja, shihe këtë vreshtë

16dili zot se ti vetë e mbolle: djalit që për vete e rrite.

17Ata që e dogjën dhe e prenë le të sharrojnë prej kërcënimit të fytyrës sate.

18Dora jote qoftë mbi njeriun e të djathtës sate, mbi birin e njeriut që për vete e rrite.

19Kurrë më nuk do të largohemi prej teje: na përtërij e do ta thërrasim Emrin tënd.

20O Zot, Hyji i ushtrive, deh ti, na përtërij, kthjelle fytyrën tënde e na shpëto!