Të gjithë kapitujt

Psalmet · Kapitulli 81

Për të kremten e Tendave

17 vargje

Për të kremten e Tendave

1Mjeshtrit të korit. Sipas melodisë: “Shtrydhësit...” I Asafit.

2Duartrokitni Hyjit, ndihmëtarit tonë, brohoritni Hyjit të Jakobit!

3Le të tingëllojë cetra, të ushtojë tupani, harpa e këndshme e cetra të jehojnë!

4Le të ushtojë boria e hënës së re, në hënën e plotë, ditën e të kremtës sonë!

5Sepse kjo është ligj për Izraelin, urdhëresë e dhënë prej Hyjit të Jakobit,

6urdhër që iu dha Jozefit, kur doli prej tokës së Egjiptit. Dëgjova një zë që s’e njihja:

7“Nga barra krahët ia çlirova, nga duart ia hoqa shportën.

8Në ditë të vështirë më thirre e unë të shpëtova, të jam përgjigjur i fshehur në stuhi, të vura në provë tek uji i Meribës.

9Dëgjo, populli im, dua të të qortoj: oh sikur të më dëgjoje, ti, o Izrael!

10Pranë teje tjetër zot të mos kesh, zot të huaj mos adhuro!

11Sepse unë Zoti jam Hyji yt, unë që të nxora nga dheu i Egjiptit, hape gojën tënde se dua ta mbush!

12Por populli im se dëgjoi zërin tim, Izraeli nuk qe në kujdes për mua.

13Prandaj i lashë në ngurtësinë e zemrës së tyre, le të jetojnë si u pëlqen atyre.

14Po, sikur të më dëgjonte mua populli im, sikur të ecte Izraeli udhëve të mia,

15po, atëherë shpejt do ti përulja armiqtë e tij, do ta rëndoja dorën mbi kundërshtarët e tij.

16Armiqtë e Zotit do ta përkëdhelnin atë, fati i tyre do të ishte i vulosur për amshim.

17Unë do ti ushqeja me më të mirin grurë, do ti ngija me mjaltë të nxjerrë nga shkëmbi”.