Të gjithë kapitujt

Psalmet · Kapitulli 82

Kundër princave paganë

8 vargje

Kundër princave paganë

1Psalm. I Asafit. Hyji u ngrit në kuvendin hyjnor, po gjykon mes hyjnorëve.

2“Deri kur do të gjykoni padrejtësisht e krah do t’u mbani të paudhëve?

3Dilni zot të dobtit e të mjerit, jepjani të drejtën të përvuajturit e skamnorit!

4Lironi të ndrydhurin e të vobektin, shpëtojeni prej thonjve të të paudhit”!

5Por ata skuptojnë, vesh nuk marrin, ecin nëpër errësirë; po lëkunden të gjitha themelet e tokës!

6E pra, unë thashë: “Ju jeni zota, bij të Tejetlartit të gjithë”!

7Por të gjithë do të vdisni si njerëzit, poshtë do të bini si një, ju, o princa!

8Ngrihu, o Hyj, gjykoje tokën, sepse me të drejtë je Pronari i të gjitha kombeve!