Kundër armiqve të Izraelit
1Këngë. Psalm. I Asafit.
2O Hyj, mos rri në qetësi, mos hesht, as mos u përmbaj, o Perëndi!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Sepse, ja, armiqtë e tu po zhurmiten, dhe ata që të urrejnë, po çojnë kokë!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Trillojnë plane të këqija kundër popullit tënd, këshillohen kundër të mbrojturve prej teje.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Thonë: “Ejani tua tresim farën, të mos jenë më popull, të mos përmendet më emri i Izraelit”!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Vërtet janë bërë një mendje e vetme, kundër teje kanë bërë besëlidhje:
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7tendat e idumeasve e ismaelitët, moabitët e agarenët,
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Gebali, Amoni e Amaleku, Filisteja me banorët e Tirit,
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Po ashtu edhe Asuri u bashkua me ta, u bënë ndihmëtarë të bijve të Lotit.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Bëjua dhe atyre si Madianit e Sisarës, porsi Jabinit në përroin e Cisonit,
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11që u rrahuan vdekur në Endor, me kufoma e plehëruan tokën.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Bëjua princave të tyre si Orebit e Zebit, si Zebeesë e Salmanasë, krerëve të tyre
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13që thanë: “Ti pushtojmë kullotat e Hyjit”!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Hyji im, flaki ata në shakullinë, porsi bykun kur fryn stuhia!
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Porsi zjarri që e përpin pyllin, porsi flaka që i djeg bjeshkët.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Po ashtu dëboji ata me furinë tënde, tmerroji ti me thëllimin tënd!
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Mbuloju fytyrën me turp që ta kërkojnë Emrin tënd, o Zot.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Le të skuqen e le të turpërohen përgjithmonë, le ti mbulojë turpi e le të sharrojnë,
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19që ta dinë se emri yt është Zot: se je i Larti Perëndi mbi botën mbarë.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.