Këngë shtegtimi
1Mjeshtrit të korit. Sipas melodisë: “Shrydhësit... ”. I bijve të Koreut. Psalm.
2Sa të dashura janë banesat e tua, o Zoti i rruzullimit!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Shpirti im shkrihet e meket për pallatet e Zotit. Zemra ime e trupi im i brohoritin Hyjit të gjallë.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Edhe trumcaku e gjen bunin e vet edhe turtulli çerdhen e vet ku i vë zogjtë e vet: e unë lterët e tu, o Zoti i ushtrive, Mbreti im e Hyji im!
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Lum ata që banojnë në shtëpinë tënde: do të të lavdërojnë për amshim.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Lum ai që në ty gjen forcën dhe vendos për shtegtim të shenjtë.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Kur kalojnë nëpër luginën e thatë e shndërrojnë në burim uji të gjallë, sepse shiu i mëngjesit e vesh me bekime.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Shtegtojnë e shtegtojnë gjithnjë e më të kërthndeztë derisa të shohin Hyjin e hyjnive në Sion.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9O Zot, Hyji i ushtrive, dëgjo lutjen time, më vështro, o Hyji i Jakobit.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Shiko, o Hyj, Mbrojtësi ynë, shikoje fytyrën e të shuguruarit tënd!
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Vërtet, më e mirë është një ditë në Shtëpinë tënde se të tjera me mijëra! Parapëlqej të qëndroj te pragu i Shtëpisë së Hyjit tim, më tepër se të banoj në tendat e mëkatarëve.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Sepse diell e shqyt është Zoti Hyj, ai dhuron hirin e nderin. Zoti nuk ua mohon të mirat atyre që jetojnë të pafajshëm.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13O Zot Sabaot, lum njeriu që shpreson në ty!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.