Të gjithë kapitujt

Psalmet · Kapitulli 85

Lutje për paqe

14 vargje

Lutje për paqe

1Mjeshtrit të korit. I bijve të Koreut. Psalm.

2Përsëri e pëlqeve, o Zot, tokën tënde, i riatdhesove të humburit e Jakobit.

3Ia fale fajet popullit tënd, i mbulove të gjitha mëkatet e tyre.

4I vure cak zemërumit tënd të madh, zure vend nga shfrimi i zemërimit tënd.

5Na përtërij, o Hyj, Shëlbuesi ynë, largoje zemërimin tënd prej nesh.

6A thua gjithmonë do të jesh i hidhëruar me ne e do ta shtrish hidhërimin tënd nga breznia në brezni?

7Pse a s’do të kthehesh për të na përtërirë në jetë që populli yt të gëzohet në ty?

8Na e trego, o Zot, mëshirën tënde e na jep shëlbimin tënd!

9Do të dëgjoj çka thotë Zoti Hyj, ai premton paqe për popullin e vet, për të dashurit e vet e për ata që me gjithë zemër kthehen.

10Shpëtimi i tij është afër atyre që e druajnë, lavdia e tij do të banojë në vendin tonë.

11Mëshira dhe e vërteta do të përpiqen, drejtësia e paqja do të merren ngrykë.

12E vërteta do të mbijë nga toka e drejtësia do të shikojë prej qiellit.

13Sepse Zoti ka për të dhënë çdo të mirë edhe toka jonë do ta japë frytin e vet.

14Drejtësia do ti shkojë përpara dhe do t’u tregojë udhën hapave të tij.