Lutja në vështirësi
Urata në vështirësi
1Lutje. E Davidit. Ma vër veshin, o Zot, e më dëgjo, sepse jam i mjerë e skamnor.
2Ma ruaj shpirtin se jam i devotshmi yt, Hyji im, shpëtoje shërbëtorin tënd që shpreson në ty.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Ki mëshirë për mua, o Zot, se gjithë ditën të thërras në ndihmë.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Gëzoje shpirtin e shërbëtorit tënd, sepse tek ti, o Zot, e lartësoj shpirtin tim.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Sepse ti, o Zot, je i ëmbël e i butë, plot mëshirë për ata që të thërrasin në ndihmë.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Dëgjoje, o Zot, lutjen time, vështroje zërin e lutjes sime.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Në ditë të vështirë klitha tek ti pse e di se ti më dëgjon.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Nuk ka hyjni që të përngjan ty, o Zot, asgjë s’mund të matet me veprat e tua.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Të gjithë paganët prej teje të krijuar, do të vijnë e do të të adhurojnë, o Zot, dhe do të madhërojnë Emrin tënd,
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10sepse ti je i madhërueshëm e bën mrekulli, ti je i vetmi Hyj.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Ma mëso, o Zot, udhën tënde, që të eci sipas drejtësisë sate, mësoje zemrën time ta nderojë Emrin tënd.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Do të të falënderoj, o Zot, Hyji im, me gjithë zemrën time, për amshim do ta madhëroj Emrin tënd.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Sepse e madhe është mëshira jote mbi mua, ti e nxore shpirtin tim nga thellësia e Nëntokës.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14O Hyj, krenarët u çuan peshë kundër meje, një grumbull të marrësh ma helmuan jetën e për ty nuk janë kujdes.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Por ti, o Zot, Hyj i mëshirshëm e i dhimbshëm, i ngadalshëm në zemërim, plot dashuri e durim,
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16shiko mbi mua e ki mëshirë për mua, jepi fuqi shërbëtorit tënd dhe shpëtoje birin e shërbëtores sate.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Bëj për mua një shenjë mirësie, që të shohin urryesit e mi e të turpërohen se ti, o Zot, më ndihmon e më ngushëllon.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.