Të gjithë kapitujt

Psalmet · Kapitulli 87

Sioni, nëna e të gjithë popujve

7 vargje

Sioni, nëna e të gjithë popujve

1I bijve të Koreut. Psalm. Këngë. Themelet e tija janë mbi malet e shenjta,

2Zoti i do më shumë dyert e Sionit se të gjitha banesat e Jakobit.

3Gjëra të mrekullueshme fliten për ty, o Qyteti i Hyjit!

4“Po përmend Rahabin e Babiloninë ndër ato që më njohin; ja, Filisteja, Tiri e Etiopia - edhe ato lindën atje.”

5Për Sionin do të thuhet: “Të gjithë në të lindën, sepse e forcoi vetë i Tejetlarti!”

6Zoti do të shkruajë në librin e popujve: “Këta lindën atje!”

7Dhe duke hequr valle do të këndojnë: “Të gjitha burimet e mia janë në ty!”