LIBRI IV /Psalmet 90-106/
Kotësia e jetës së njeriut
LIBRI IV
1Lutje e Moisiut, njeriut të Hyjit. O Zot, ti u bëre strehimi ynë nga breznia në brezni.
2Para se të lindnin malet, para se të bëhej toka dhe rruzulli, prej amshimit të amshimit ti je Hyj!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Ti e kthen njeriun në pluhur duke thënë: “Kthehuni, bijtë e Adamit!”
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Sepse mijëra vjet për sy të tu janë si dita e djeshme që kaloi, porsi ndërresa e rojës së natës!
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Ti i zhduk në gjasim të gjumit
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6që në mëngjes kalon si bari; lulëzon në mëngjes edhe gjelbëron, në mbrëmje korret edhe vyshket!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Sepse na shkatërroi zemërimi yt, na tmerroi furia e zemërimit tënd.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Para vetes i vure fajet tona, të fshehtat tona në dritë të fytyrës sate.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Ditët na shkuan në hidhërimin tënd, si një ofshamë mbaruan vitet tona.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Jeta jonë zgjat shtatëdhjetë vjet, po qemë të shëndoshë edhe tetëdhjetë, por shumica me mundim e dhembje, kalojnë shpejt e ne prej këndej përkasim.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Kush ia di fuqinë zemërimit tënd, zemërimin tënd siç e kërkon frika jote?
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Na mëso ashtu ti numërojmë ditët tona që zemra jonë dijes t’ia mbërrijë.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Kthehu, o Zot! Deri kur kështu? Deh, ki mëshirë për shërbëtorët e tu!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Na e trego në mëngjes mëshirën tënde e do të gëzohemi e do të galdojmë të gjitha ditët e jetës sonë.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Gëzona për ditët që na mundove, për vitet që i kaluam në mjerim.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Vepra jote të shfaqet në shërbëtorë të tu, shkëlqimi yt mbi bijtë e tyre!
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Rëntë mbi ne mirësia e Zotit, Hyjit tonë, bëj të shkojë mbarë vepra e duarve tona, të përparojë vepra e duarve tona.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.