Të gjithë kapitujt

Psalmet · Kapitulli 93

Hyji i madhërishëm

5 vargje

Hyji i madhërishëm

1Hyji mbretëron! U vesh me madhëri! Zoti u vesh, me fuqi u ngjesh. Të palëkundshme e bëri botën: assesi s’do të trandet!

2I patundshëm është froni yt që prejfillimit, ti je i amshueshëm!

3Lumenjtë e ngritën, o Zot, lumenjtë e ngritën zërin e vet, lumenjtë e ngritën ushtimën e vet shurdhuese!

4Më i fortë se ushtima e ujërave të mëdha, më i përfrigueshëm se deti i tërbuar: i madhërueshëm është Zoti në lartësi!

5Dëshmitë e tua janë plotësisht të besueshme, shenjtëria i përket Shtëpisë sate përgjithmonë e jetës, o Zot.