Të gjithë kapitujt

Siracidi · Kapitulli 1

PARATHËNIA E PËRKTHYESIT, I. PËRMBLEDHJE FJALËSH TË URTA, etj.

40 vargje

PARATHËNIA E PËRKTHYESIT

I. PËRMBLEDHJE FJALËSH TË URTA

Prejardhja e urtisë

1Çdo urti vjen prej Zotit Hyj, tek ai ka qenë gjithmonë dhe është pranë tij gjithherë.

2Rërën e detit e pikat e shiut dhe ditët e amshimit, kush mund ti numërojë? Lartësinë e qiellit, gjerësinë e tokës e thellësinë e humnerës, kush mund ta masë?

3Dijen e Hyjit, që është para të gjithave, kush mund ta shqyrtojë?

4Para të gjitha gjërave qe krijuar urtia dhe mençuria e urtë është prej amshimit.

5Burimi i urtisë fjala e Hyjit në qiell të larta, udhët e saja urdhërimet e amshueshme.

6Rrënja e urtisë kujt i qe zbuluar? Synimet e fshehta të saja kush i ka njohur?

7Dija e urtisë kujt i qe zbuluar e dëftuar? Aftësinë e shumëfishtë të saj kush e ka kuptuar?

8Një i vetëm është i Tejetlarti, Krijues i gjithëpushtetshëm, mbret i gjithfuqishëm, pa masë për t’u druajtur, që rri mbi fronin e vet Zotërues, Hyji.

9Ai e krijoi në shpirt të shenjtë: pa, e numëroi dhe e mati.

10Ai e zbrazi mbi të gjitha veprat e veta, mbi çdo vdekatar sipas bujarisë së vet dhe ua shpërndau atyre që e duan.

Frika e Tenzot

11Frika e Tenzot është lavdi e mburrje, gëzim dhe kurora e galdimit.

12Frika e Tenzot kënaq zemrën, jep gëzim e hare dhe jetë të gjatë.

13Ai që e druan Zotin, mbarimin do ta ketë të mirë, do të bekohet ditën e vdekjes së tij.

14Dashuria e Hyjit urti e nderueshme,

15atyre do tu dëftohet, do tu dhurojë në pamjen e vet dhe në njohjen e veprave të mrekullueshme të vetat.

16Fillimi i urtisë frika e Zotit; për besimtarët qe krijuar bashkë me ta në kraharorin e nënës, që prej amshimit qe themeluar me njerëzit e të vërtetës dhe vetveten ia beson farës së tyre.

17Frika e Zotit është plotësia e urtisë;

18përkushtia e ruan dhe e shfajëson zemrën, ajo e dhuron kënaqësinë dhe gëzimin. /

19/

20Kulmi i urtisë është ta druash Hyjin, ajo i mbush të vetët me frytet e veta.

21Çdo shtëpi të tij e mbush me dhurata të çmueshme, qilarët me visaret e tija.

22Keza e urtisë frika e Zotit, lulëzon paqen dhe frytin e shpëtimit:

23të dyja janë dhurata të Hyjit.

24Urtia e rigon si shiun dijen e kuptimin e mençurisë dhe e lartëson lavdinë e atyre që e kanë.

25Rrënja e urtisë është ta kesh frikë Zotin, gemat e saj janë jetëgjatë.

26Në thesaret e dijes është mendja e përkushtia e urtisë, kurse për mëkatarë urtia është mallkim.

27Frika e Zotit e dëbon mëkatin; kur frika është pranë largon çdo zemërim.

Durimi dhe mbizotërimi i vetvetes

28E njëmend, kush se ka frikën, smundet të shfajësohet, sepse zemërimi i zemres së fryrë të tij do të jetë rënia e tij.

29Për pak kohë duron i durueshmi e pastaj ia mbërrin kënaqësia.

30Mençuria e tij për kohë të caktuar i ruan fjalët e tija dhe goja e të shumëve do të flasë për maturinë e tij.

Urtia dhe drejtësia

31Në thesare të urtisë janë shëmbëlltyrat e dijes,

32ndërsa nderimi i Hyjit është i urryeshëm për mëkatarin.

33Bir, nëse e dëshiron urtinë, ruaje drejtësinë, dhe Hyji do ta dhurojë atë.

34Sepse frika e Zotit është urti e mësim dhe Atij i pëlqen

35besnikëria e butësia.

36Mos ji njeri që si beson frikës së Zotit dhe mos dil para Tij me zemër të dyfishtë.

37Mos ji shtiracak para syve të njerëzve, dhe ki kujdes buzët e tua.

38Mos e lartëso vetveten që të mos rrëzohesh e ti sillësh vetvetes çnderim,

39sepse Zoti do ti zbulojë të këqijat e tua të fshehta dhe do të të përulë para mbarë bashkësisë,

40sepse dijekeqas i je afruar frikës së Zotit dhe zemrën e ke plot dredhi e gënjeshtra.