Antiteza e shtatë: Deti i Kuq
1Por mbi të paudhët ra deri në fund zemërimi i pa farë mëshire, sepse Hyji e dinte se çfarë do të bënin ata
2se, pasi tua kishin lejuar të nisen e madje, pasi ti kishin nxituar të shkojnë, do të pendoheshin e do t’i ndjeknin pas.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3E njëmend, ndërsa ende ishin të nxënë duke vajtuar e vajtonin te varret e të vdekurve, morën një vendim tjetër të marrë dhe i ndoqën si të ikur, ata që u ishin lutur të largohen.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Një fat i drejtë i shtynte në këtë hap të fundit, i bëri të harrojnë të zezat që u kishin ndodhur, që të mos mbette pa u plotësuar edhe ai ndëshkim, që s’e kishin pasur vuajtjet e deriatëhershme:
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5ndërsa populli yt të kalonte një udhëtim të mrekullueshëm, ata t’i gjente një vdekje e çuditshme.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Krijesat mbarë, për të dëgjuar urdhërimet e tua, edhe një herë u ritrajtuan në natyrën e vet, që bijtë e tu të ruheshin shëndosh e mirë.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7E njëmend reja me hije e mbuloi tëbanishten e tyre, teriku u duk aty ku më parë ishte uji: u bë udhë e lirë nëpër Detin e Kuq, fushë e blertë ku më parë rrihnin valët.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8I mbrojtur nga dora jote nëpër të kaloi mbarë populli yt, duke parë mrekulli të çuditshme.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Porsi mëzat pas kullotës, porsi qengjat plot gëzim të këndonin lavde, o Zot, që i shpëtove.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10I kujtonin ende ngjarjet e mërgimit, si toka që në vend të bagëtive lindte miza e në vend të peshkut lumi nxorri mori bretkocash.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Më vonë panë edhe një prodhim të ri shpendësh kur, të nxitur nga dëshira, kërkuan shujta të shijshme:
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12për tua plotësuar dëshirën nga deti dolën për ta shkurtat.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Egjipti më mëkatar se Sodoma
13Mbi mëkatarët ranë ndëshkimet jo pa shenja përkujtuese me rrufe të fuqishme: pësonin me të drejtë sipas paudhësive të veta, sepse kishin dëftuar për të huajin urrejtje veçanërisht të egër.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Ndërsa ata të tjerët nuk i pranonin ardhacakët e panjohur, këta miqtë bamirës i bënë skllevër.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15E jo vetëm kaq: do të ketë ndëshkim për të parët, sepse me armiqësi i pritën ardhacakët,
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16kurse këta, pasi me gëzim i pranuan, pastaj, kur kishin marrë pjesë në të drejtat e tyre, i ndrydhën me punë tejet të rënda.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Edhe këta i goditi verbësia porsi ata para derës së të drejtit; të rrethuar nga terri i thellë, secili kërkonte hyrjen e derës së vet.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Një harmoni e re
18Kështu elementet i ndërronin veçoritë anasjelltas porsi në një instrument me korda tingujt i ndërrojnë ritmet gjithmonë veç duke e ruajtur tonalitetin e vet. Po kjo gjë vërtet mund të nxirret kur shqyrtohen ngjarjet me kujdes:
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19kafshët tokësore shndërroheshin me ato të ujit, kurse ato që notojnë kalonin në tokë.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Zjarri në ujë u bë më i fuqishëm dhe uji e harroi veçantinë e vet fikëse.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Përkundrazi flakët nuk e digjnin mishin e kafshëve të dobëta, që nëpër to ecnin, as s’e shkrinin atë ushqim qiellor të ngjashëm me brymën që aq lehtë shkrihet.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Përfundimi
22Po, në të gjitha mënyrat, o Zot, e madhërove, e nderove e nuk e përbuze popullin tënd, por iu gjete në ndihmë në çdo kohë e në çdo vend.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.