Frika e Zotit në provë
1Bir, nëse do ti shërbesh Hyjit, qëndro në drejtësi e në frikë dhe përgatite shpirtin tënd për tundim.
2Drejtoje mirë shpritin tënd dhe ji i qëndrueshëm, prire veshin dhe pranoji fjalët e dijes dhe mos u habit në kohën e vështirësisë.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Duroji provat që vijnë prej Hyjit, qëndro i lidhur me Hyjin e mos u ligështo, që të bëhesh i urtë në jetën tënde.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Prano gjithçka të të ndodhë, pranoje e duroje në dhimbje, ki duresë në përvujtërimin tënd,
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5sepse në zjarr sprovohet ari e argjendi, po ashtu edhe të zgjedhurit në furrën e përvujtërimit.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Besoji Hyjit dhe ai do të gjendet në ndihmë, shpreso në të dhe ai do ta drejtojë jetën tënde, ruaje frikën e tij dhe në të plaku.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Ju që e druani Zotin, shpresoni në mëshirën e tij, dhe mos u largoni prej tij që të mos rrëzoheni.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Ju që e keni frikë Zotin, besoni atij, dhe s’do t’ju humbasë shpërblimi.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Ju që e druani Zotin, shpresoni në të mirën, në gëzimin e amshueshëm e në mëshirë.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Ju që e druani Zotin, duajeni atë, dhe do të ndriçojnë zemrat tuaja.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Vëreni, o bij, breznitë e moçme e shikoni: kush shpresoi në Zotin dhe mbeti i turpëruar?
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Ose cili qëndroi në urdhërimet e tija e qe lënë pas dore? Kush e thirri Atë dhe Ai e përbuzi?
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Sepse Zoti është i dhimbshëm e i mëshirshëm, i fal në ditën e vështirë mëkatet dhe i mbron të gjithë ata që e kërkojnë me të vërtetë.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Vaj për njeriun me dy faqe, me buzë gënjeshtare, që rri me duar në ijë, dhe për mëkatarin që hyn në tokë nëpër dy rrugë!
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Vaj për ata që i ka lëshuar zemra e nuk besojnë, për këtë arsye nuk do gjejnë mbrojtje.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Vaj për ju që e humbët qëndresën, që i latë udhët e drejta e morët udhët e këqija!
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Çfarë do të bëni kur Zoti të nisë të kërkojë llogari?
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Ata që e druan Zotin, s’do ti jenë të pabesueshëm fjalës së tij; ata që e duan, do ta ruajnë udhën e tij.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Ata që e druajnë Zotin, kërkojnë çka i pëlqen Atij; ata që e duan, do të kënaqen në Ligjin e tij.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Ata që e druajnë Zotin, gati i bëjnë zemrat e veta, dhe para Tij do ti shënjtërojnë shpirtrat e vet.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Ata që e druajnë Zotin, i ruajnë urdhërimet e tija, do të jenë të durueshëm deri në shqyrtimin e tij
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22dhe thonë: “Nëse nuk do të bëjmë pendesë, do të biem në duar të Zotit e jo në duar të njerëzve,
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23sepse sikurse është madhëria e Zotit, ashtu është edhe mëshira e tij”.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.