Detyrat ndaj prindërve
1Bashkësi e të drejtëve janë bijtë e urtisë, dëgjesa e dashuria janë kombi i tyre.
2Dëgjojeni, o bij, mësimin e babait dhe ashtu veproni që të shëlboheni.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Sepse Hyji e nderon babain në fëmijë dhe e ka përforcuar të drejtën e nënës mbi fëmijë.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Kush e nderon babain, i shpërblen mëkatet, ruhet prej tyre dhe do ti dëgjohet lutja kur e thotë.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Ai që e nderon nënën, është porsi ai që grumbullon visare.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Kush e nderon babain e vet, në fëmijë do të gjejë gëzim, dhe kur të lutet, lutja do ti dëgjohet.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Kush e nderon babain e vet, do të ketë jetë të gjatë, kush e dëgjon babain, ngushëllim do ti sjellë nënës.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Kush e druan Zotin, i nderon prindërit, prindërve u shërben porsi zotërinjve.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Me vepra e me fjalë nderoje babain tënd,
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10që të zbresë mbi ty bekimi i tij.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Bekimi i babait i bën të forta shtëpitë e fëmijëve, kurse mallkimi i nënës ua rrënon themelet.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Mos u mburr me çnderimin e babait tënd, sepse turpi i tij nuk është lavdi për ty.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Lavdia e njeriut varet nga nderi i babait të tij, nëna e panderë është turpi i të birit.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Biro, kije kujdes babain e plakur, dhe mos e shqetëso gjat jetës së tij.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Po edhe nëse dobësohet nga mendja, ji i butë me të, dhe mos e përbuz asnjëherë në jetën e tij. Sepse ndihma e dhënë babait kurrë nuk do të harrohet,
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16sepse do të mbillet për shlyerje të mëkateve
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17e do të rritet për drejtësinë tënde, ditën e vështirësisë sate Zotit do ti bjerë ndër mend për ty, e, si dielli e shkrin akullin, mëkatet e tua do të shkrihen.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Se çzë të keq i sjell vetes, ai që e braktis babain, i mallkuar prej Hyjit është ai, që e fyen t’ëmën.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Përvujtëria
19Bir, kryej veprat e tua me thjeshtësi e do të duhesh më tepër se njeriu që ndan dhurata.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Sa më i madh të jesh, përule vetveten në çdo gjë, e do të gjesh hir para Hyjit. Ka shumë të mëdhenj e të lavdishëm, por Hyji të thjeshtëve ua zbulon misteret.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Sepse i madh është vetëm pushteti i Hyjit dhe e nderojnë të përvuajturit.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Mos i kërko gjërat që janë më të larta se ti as mos i shqyrto ato që i tejkalojnë fuqitë e tua, por mendoji gjithmonë ato që t’i ka urdhëruar Hyji dhe në veprat e tija të shumta mos ji kureshtar.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Sepse s’është e domosdoshme për ty t’i shohësh me sy të tu ato që janë të fshehta.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Mos u merr për së tëpërmi me gjëra të kota,
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25sepse të janë dëftuar shumë gjëra që i tejkalojnë aftësitë e mendjes së njeriut.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Sepse shumë i bëri të gabojnë hamendja e vet dhe pamja e kotë i gënjeu shqisat e tyre. Pa bebe të syrit dritë nuk ka, ku s’ka dije s’ka as urti.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Madhështia
27Kryeneçi përfundon në të keqe, kush e do rrezikun, në të do të mbarojë.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Zemra që do të hyjë nëpër dy udhë, s’do të ketë sukses, zemërkeqi në to do të rrëzohet.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Zemra e keqe do të ngarkohet me dhimbje e mëkatari do të shtojë mëkat mbi mëkat.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30S’ka shërim për plagët e krenarëve, sepse pema e mëkatit ka lëshuar rrënjë në ta e nuk mund të kuptohet.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Zemra e të urtit i merr vesh fjalët e të urtëve, veshi që dëgjon e dëshiron urtinë.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Zemra e urtë dhe e kuptueshme ruhet nga mëkati dhe do të ketë sukses në veprat e drejtësisë.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Veprat e mëshirës ndaj skamnorëve
33Zjarrin e ndezur uji e fik: kështu i shpërblen mëkatet lëmosha.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Hyji e sheh atë që bën vepra mëshire, në fund i bie ndër mend për të e, në kohën e rënies së tij, do të gjejë mbështetje të fortë.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.