Të gjithë kapitujt

Siracidi · Kapitulli 12

Veprat e mirësisë, Miqtë e vërtetë e miqtë e rremë

19 vargje

Veprat e mirësisë

1Kur të bësh mirë, dije se kujt i bën mirë e të mirat e tua do të kenë mirënjohje të madhe.

2Bëji mirë të drejtit e do të kesh shpërblim të madh, nëse jo prej tij, prej Hyjit me siguri.

3S’mund të jetë mirë ai që vazhdon në të keqen e që nuk bën lëmoshë, sepse edhe i Tejetlarti i urren mëkatarët e ka mëshirë për ata që bëjnë pendesë.

4Jepi të mëshirshmit e mos e prano mëkatarin; Hyji të paudhëve e mëkatarëve do t’u huamerret, duke i ruajtur ata për ditën e hakmarrjes.

5Jepi të mirit e mos e prano mëkatarin.

6Bëji mirë të përvuajturit e mos i jep të paudhit: mos ia jep armët e luftës që të mos bëhet më i fortë se ti.

7Sepse dyfish do ti kthejë me të këqija të gjitha të mirat që do t’ia kesh bërë atij, sepse edhe i Tejetlarti i ka inat mëkatarët dhe të paudhëve do tu hakmerret.

Miqtë e vërtetë e miqtë e rremë

8Në të mira nuk njihet miku as në mjerim nuk mund të fshihet armiku.

9Kur njeriu është mirë edhe armiqtë e tij i bëhen miq, kurse kur është në mjerim edhe miku i largohet.

10Kurrë mos i beso armikut, sepse ligësia e tij është si bronzi që ndryshket.

11Edhe nëse i mposhtur ecën me kokë pëdhe, rri me kujdes e ruaju prej tij. Ji me të si ai që fshin pasqyrën e do ta hetosh në fund se është i ndryshkur.

12Mos e vër afër vetes as mos të rrijë në të djathtën tënde, që të mos kthehet në vendin tënd e të kërkojë selinë tënde, e atëherë do t’i marrësh vesh fjalët e mia e do të brejë ndërgjegjja për shkak të fjalëve të mia.

13Kujt i dhimbset shituesi i gjarprit nëse e ha gjarpri si dhe të gjithë ata që u afrohen egërsirave? Kështu edhe ai që bën shoqëri me të paudhin e përzihet në mëkatet e tija, s’do të shpëtojë pa e pasë djegur zjarri.

14Për një orë ai qëndron me ty, por, nëse rrëzohesh, ai më nuk përmbahet.

15Në buzë armiku ka fjalë të ëmbla, por në zemrën e vet trillon të të hedhë në shpellë.

16Sytë armikut i mbushen me lot, por, kur ia gjen mundësinë, gjë se ngin me gjak.

17Nëse të gjen ndonjë e keqe, aty do ta gjesh, para vetes,

18e, sikur po të ndihmon, këmbëzën ta shtie.

19Do të luajë me kokë e do të rrahë me shuplakë, s’do të pushojë duke nynykatur e do të ndërrojë fytyrë.