Të gjithë kapitujt

Siracidi · Kapitulli 18

Madhëria e Hyjit, Njeriu është një asgjë, etj.

33 vargje

Madhëria e Hyjit

1Ai që jeton në jetë të jetës krijoi gjithësinë. Vetëm Hyji është i drejtë e mbetet mbret i pamposhtur për amshim.

2Kush është i aftë ti tregojë veprat e tija?

3Kush mund ti gjurmojë madhëritë e tija?

4Kush mund ta shpallë fuqinë e madhërisë së tij? Ose kush mund të marrë guxim ta tregojë mëshirën e tij?

5S’ka çka mund ti hiqet as që mund ti shtohet, është e pamundur të shqyrtohen mrekullitë e Tenzot!

6Kur njeriu mendon se i dha fund, atëherë ia fillon, e, kur zë vend, sheh se sa pak di!

Njeriu është një asgjë

7Çka është njeriu, ky i sëmurë, ç’dobi ka? Cila është e mira e cila e keqja e tij?

8Numri i ditëve të njeriut më së shumti njëqind vjet, s’janë më shumë se një pikë e ujit të detit, se një kokërr rërë në krahasim me amshimin!

9Për këtë arsye Hyji është i mëshirshëm me njerëzit dhe zbraz mbi ta mëshirën e vet.

10E sheh vetëbesimin e zemrës së tyre se është e keqe, e njeh prishjen e tyre se është e mbrapshtë,

11prandaj e shtoi dhembshurinë mbi ta dhe ua tregoi udhën e drejtësisë.

12Mëshira e njerëzve ushtrohet ndaj të afërmit, ndërsa mëshira e Hyjit ushtrohet ndaj të gjithë të gjallëve.

13Ai qorton, mëson e edukon porsi bariu që e drejton grigjën e vet.

14Ka mëshirë për ata që e marrin mësimin e mirësjelljes, ata që shpejtojnë të kryejnë urdhërimet e tija.

Mënyra e dhënies

15Bir, bamirësinë mos e përcill me qortim as dhuratën me fjalë të vrazhda.

16Pse, a të nxehtët nuk e freskon vesa? Kështu edhe fjala është më e mirë se dhurata.

17Pse, a thua svlen fjala më shumë se dhurata e mirë? Por të dyja gjenden në njeriun e hirshëm.

18I marri qorton me ashpërsi e dhurata e smirëziut bën të pëlcasë vaji.

Përsiatje e parashikim

19Para gjyqit bëja vetes gati avokatin e para se të flasësh, mëso.

20Para sëmundjes përdore barin shërues, para gjyqit shqyrtoje vetveten dhe në kohën e të parit do të gjesh mëshirë.

21Para sëmundjes përule vetveten, kur të kesh mëkatuar, dëfto se je penduar.

22Mos e lër pa kryer kushtin në kohën përkatëse e mos prit vdekjen për t’u shfajësuar, sepse shpërblimi i Hyjit mbetet në amshim.

23Para se të bësh kusht përgatite veten e mos ji si ai që e vë në provë Hyjin.

24Mendo mbi hidhërimin e ditëve të fundit e për kohën e ndëshkimit kur Hyji të kthejë fytyrën.

25Në kohën e begatisë mendoje urinë, edhe për varfëri e skamje në kohë të kamjes.

26Nga mëngjesi në mbrëmje ndërron koha e gjithçka kalon me vrap para syve të Hyjit.

27I urti gjithmonë rri gati e në ditët e mëkatit ruhet prej fajit.

28Njeriu i mençur e njeh urtinë dhe e lavdëron atë që e gjen.

29Ata që i marrin vesh fjalët e urta edhe vetë bëhen të urtë, e kuptojnë të vërtetën e drejtësisë dhe si shi derdhin fjalë të urta e thënie.

Zotërimi i vetvetes

30Zotërimi i vetvetes. Mos i ndiq dëshirimet e tua dhe ruaje vetveten prej epsheve të tua.

31Nëse ia lejon shpirtit tënd plotësimin e dëshirimit, do t’i bësh të kënaqen armiqtë e tu.

32Mos e kënaq veten me gosti të shumta, sepse rrjedhimi i tyre është varfëri e dyfishtë.

33Mos ji grykës e pijanec kur kuletën e ke pa gjë: do të bëhesh smirëziu i jetës sate.