1Punëtori pijanec nuk do të bëhet i pasur e kush përbuz gjërat e vogla, për së shpejti do të bëhet i varfër.
2Vera e gratë i prishin edhe të mençurit, sharron ai që bashkohet me lavire: bëhet prona e kalbësirës dhe e krimbave.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Mendja e madhe e zeza e të zot: shuhet prej të gjallëve jeta e tij dhe do të përmendet si shembull bindës.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kundër fjalamanisë
4Kush beson shpejt, është mendjelehtë edhe i mangët; atij që e dëmton jetën e vet, kush do t’i jetë i padëmshëm?
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Kush kënaqet në të keqe, do të ndëshkohet;
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6kush e urren qortimin, shkurton jetën, kush urren fjalamaninë, zhduk paudhësinë.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Kurrë mos e përsërit fjalën e keqe e të rëndë e me siguri nuk do të kesh farë dëmi.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Mos fol për mik as për armik e, nëse e di fajin, mos e zbulo:
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9sepse do të të dëgjojë e do të të ruhet e, për të mbrojtur fajin, do të të urrejë.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Dëgjove ndonjë fjalë për të afërmin? Ruaje në vetvete, sepse nuk do të bëjë të pëlcasësh!
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Kur dëgjon diçka, të marrin e kapin dhimbjet, si dhimbjet e lindëses së fëmijës:
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12shigjetë e ngulur në kofshën e njeriut është fjala në zemrën e të marrit.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vërtetoj thashethemet
13Pyete mikun a mos e ka bërë të keqen e ai do të të thotë: “Se kam bërë!”, ose, nëse e ka bërë, porosite të mos vazhdojë.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Pyete të afërmin a mos ka thënë e, nëse e ka thënë, këshilloje të mos e përsëritë.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Pyete mikun, sepse shpesh janë shpifje
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16e mos i beso secilës fjalë. Njeriut shpesh mund t’i shpëtojë ndonjë fjalë pa qëllim të keq,
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17e kush është që nuk gabon në ndonjë fjalë? Pyete të afërmin para se të kërcënohesh
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18dhe lëri vend Ligjit të të Tejetlartit.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Urtia e vërtetë dhe e rreme
E tërë urtia qëndron në frikën e Hyjit,
në të është kryesore të druhet Hyji:
në të gjithë urtinë qëndron nderimi i Ligjit.
19Nuk është urti dija e të keqes e s’është mençuri këshilli i mëkatarëve.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Ka mendjemprehtësi që është e urrejtshme, ka të marrë që i mungon vetëm urtia.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Më i mirë është njeriu me dije të vogël, por plot me frikë të Zotit, se njeriu plot dije që e shkel Ligjin e Tenzot.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Ka mendjemprehtësi të hollë e megjithatë të padrejtë:
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23përdor dredhi për të nxjerrë veten të drejtë. Ka nga ata që shiten të ndrydhur e të përgrirë e brendia e tyre është plot dredhi.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Ka edhe të tillë që përkulen shumë sikur prej përvujtërisë së madhe, me fytyrë përdhe, veshët i shtjen në lesh, po s’e vure re, të sulmon në moh.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Nëse s’bën keq pse i mungon forca për të bërë keq, kur ta gjejë rastin, s’e lë pa bërë keq.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Nga pamja e jashtme njihet njeriu, nga pamja e fytyrës njihet njeriu i arsyeshëm:
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27petku i njeriut, qeshja e dhëmbëve e të ecurit e njeriut tregojnë se kush është.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Të heshturit e të folurit
28Ka qortim që nuk është i përshtatshëm, ka edhe mundësi që svërtetohet se është e mirë; ka kush kalon në heshtje e ai është i matur.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.