1O Zot, Ati e Zotëruesi i jetës sime, mos më lësho tekave të tyre dhe mos lejo të humbas për shkak të tyre.
2Ku ta gjej atë që tu sjellë frushkull mendimeve të mia, që të bëhet disiplinë urtie për zemrën time, që të mos m’i falë gabimet e mia e fajet e mia të mos mbesin pa ndëshkuar,
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3që të mos shtohen gabimet e mia, e të mos shumohen fajet e mia, mëkatet e mia e të bie për tokë para kundërshtarëve të mi dhe të gëzojë mbi mua armiku im?
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4O Zot, Ati e Hyji i jetës sime, mos më lësho në tekat e tyre!
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Mos më jep assesi sy krenarie dhe flake larg meje çdo dëshirim epshor.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Zhduki prej meje dëshirimet trupore të ulta, që epshet e ulëta të mishit e të gjakut të mos më mbizotërojnë dhe mos më lësho në dorë të dëshirave të pandershme të pangishme e të turpshme.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Përbetimet
7Zotërimi i gojës: Dëgjoni, bijtë e mi, si mbizotërohet goja! Kush ta ruajë atë, s’do të gabojë më buzë e s’do të bjerë në vepra shumë të këqija.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Njeriu zihet në lak për shkak të buzëve të veta edhe për shkak të tyre rrëzohet llafazani e krenari.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Gojën tënde mos e mëso të bëjë be: të shumta janë rëniet për shkak të saj.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Mos e përmend shpesh Emrin e Hyjit dhe mos u përziej në emrat e shenjtërve, sepse s’do të mbetesh i pandëshkuar.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Sepse, sikurse skllavi që vazhdimisht mbikëqyret s’ka se si të mbesë pa plagë, kështu edhe ai që përbetohet e për çdo gjë merr nëpër gojë Emrin e Zotit, s’do të mbesë i pastër prej mëkatit.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Njeriu që betohet shumë, mbushet me faje, prej shtëpisë së tij s’do të largohet plaga.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Nëse e lë mangu, faji i tij mbi të do të bjerë, e, nëse betohet në rrenë, mëkaton dyfish.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Nëse përbetohet kot, nuk do të jetë i pafajshëm: shtëpia e tij do të mbushet me të zeza.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Fjalët e ndyta
15Është një tjetër mënyrë të të foluri që duhet krahasuar me vdekjen: kurrë mos u gjettë në trashëgimin e Jakobit!
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Të gjitha këto larg qofshin prej të përshpirtshmëve që të mos zhgërryhen në mëkate.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Mos e mëso gojën tënde në fjalë të ndyta: sepse me to bën mëkat me fjalë.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Kujto babain e nënën tënde kur të rrish mes njerëzve të mëdhenj,
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19me qëllim që të mos habitesh para tyre e të sillesh si i marrë nga vesi i keq, të poshtërosh vetveten, do të parapëlqesh të mos kishe lindur dhe do ta mallkosh ditën e lindjes sate.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Njeriu i mësuar të flasë fjalë poshtëruese, kurrë gjatë tërë jetës së tij s’mund të ndreqet.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Mëkatet e fëlligështisë
21Dy lloje njerëzish i shumojnë mëkatet e i treti lloj sjell mbi vete hidhërimin e humbjen:
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22epshi i ndezur si zjarri djegës, që nuk fiket po nuk shfreu
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23dhe njeriu që bën fëlligështi në trupin e vet: nuk pushon deri sa zjarri ta ketë shuar.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Fëlligështarit çdo bukë i është e shijshmë: s’do të pushojë deri të vdesë.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Njeriu që mëkaton në shtratin e vet, përbuz në shpirt të vet e thotë: “Kush më sheh?
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Terri më rrethon e muret më fshehin, askush përreth s’më shikon, kë të kem frikë? Fajet e mia s’do ti bien në mend të Tejetlartit”;
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27se kupton se syri i Tij sheh gjithçka, sepse e dëbon prej vetes druajtjen ndaj Hyjit frika e njeriut të tillë. Vetëm sytë e njerëzve të tillit i shtinë frikë
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28e se di se sytë e Zotit janë shumë më të ndritshëm se dielli, që i shikojnë të gjitha udhët e njerëzve e thellësitë e oqeanit dhe shohin deri skutat më të fshehta të zemrës së njerëzve.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Hyji Zot të gjitha i ka të njohura edhe më përpara se të krijoheshin, kështu, edhe pasi i ka krijuar, të gjitha i sheh.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Të tillin do ta gjejë ndëshkimi në udhët e qytetit, do të mundohet të ikë porsi zogu i pelës, por, ku s’do ta presë, aty do të kapet,
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31dhe do të jetë çnderim për të gjithë sepse nuk e kuptoi frikën e Zotit.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Gruaja kurorëshkelëse
32Kështu i ndodh edhe gruas që e lë burrin e vet dhe i lind trashëgimtarë me njeri të huaj.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Sepse, më së pari e ka shkelur Ligjin e të Tejetlartit, së dyti ka bërë faj kundër burrit të vet, së treti ka bërë fëlligështinë e kurorëshkeljes dhe nga një njeri i huaj ka lindur trashëgimtarë.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34E tilla do të nxirret para bashkësisë e do të bëhet shqyrtimi i fëmijëve të saj.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Fëmijët e saj nuk do të lëshojnë rrënjë dhe gemat e saj nuk do të japin fryte.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Kujtimin e vet do ta lërë në mallkim dhe çnderimi i saj kurrë nuk do të shlyhet.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Të gjithë ata që mbesin pas saj do ta dinë se s’ka asgjë më të mirë se frika e Hyjit, asgjë më të ëmbël se zbatimi i urdhërimeve të Zotit.
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Është nder i madh të ndiqen gjurmët e Zotit, sepse jeta e gjatë vjen prej Tij.
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.