Ilaçet e sëmundja
Barnat e sëmundja
1Nderoje mjekun siç i takon, sepse edhe atë e ka krijuar i Tejetlarti.
2Prej të Tejetlartit ai e ka dijen edhe prej mbretit ai merr dhurata.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Dija e mjekut ia lartëson kokën dhe lavdërohet para të mëdhenjve.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4I Tejetlarti nga toka i krijoi ilaçet e njeriu i mençur nuk i ka inat.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5A nuk u ëmbëlsua nga druri uji i hidhur,
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6që njerëzit ta pranonin fuqinë shëruese të saj? Vet i Tejetlarti u dha dije njerëzve që të lavdërohej me mrekullitë e veta.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Me to bëhen shërime e zbuten dhimbjet, barnatari bën përzirje barnash e kështu s’ka mbarim për veprat e tija:
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8kështu hapet shëndeti mbi fytyrën e tokës.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Bir, në sëmundjen tënde mos ji i prishur, por lutju Zotit e ai do të shërojë.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Largohu së keqes, pastër ruaji duart, nga çdo mëkat pastroje zemrën tënde.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Kushto fli të erëndshme, kusht ende dhe dhuratë të majme sipas pasurisë sate. Por jepi vend edhe mjekut,
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12sepse edhe atë Zoti e krijoi, mos lejo të të largohet, sepse edhe vepra e tij është e domosdoshme.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Ka raste kur shërimi është në dorën e tyre.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Po, edhe ata i luten Zotit që t’i drejtojë në njohjen e vërtetë e ta shpejtojë shërimin.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Kush mëkaton para Krijuesit të vet, rëntë në duar të mjekut!
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Zia
16Bir, derdh lot mbi të vdekurin dhe, si ai që pëson shumë, nise gjëmën, varrosja trupin sipas zakonit të vendit dhe mos ia moho nderimet e varrimit.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Hidhur qaj e thekshëm vajto
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18dhe mbaja zinë sipas meritës së tij, një ditë ose dy për shkak të fjalëve të shekullit e pastaj ngushëllohu nga trishtimi yt.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Sepse nga trishtimi vrapon vdekja, trishtimi i zemrës zbut fuqitë.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Në tërheqje në vete qëndron trishtimi e jeta në skamje mallkimi i zemrës.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Mos e lësho zemrën tënde në trishtim, por dëboje trishtimin e mendoje mbarimin tënd.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Dhe mos harro: ai më nuk kthehet, atij gjë s’i ndihmon, e veten e dëmton.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Mendo fatin e tij që do të jetë edhe yti: dje për mua, sot për ty!
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Kur i ndjeri pushon, le të pushojë edhe kujtimi i tij, dhe ngushëllohu kur ti ketë dalë shpirti.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Puna e dorës
25Dija e skribit vjen nga koha e tij, kush është i lirë nga puna, mbushet me dije. Çdije mund të fitojë
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26ai që mban parmendën, që të tërë nderin e ka në thumbin e hostenit? Nget qetë e merret me punën rreth tyre e i takon të flasë vetëm për viça.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Mendjen e ka të zënë për të bërë hulli e rri zgjuar për të ushqyer mëzetërit.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Po kështu edhe punëtorët e mjeshtrat, që u kalon nata si dita: ata që gdhendin gdhendje për vula dhe kujdesi më i madh për të ndryshuar figurat: vrasin mendjen për të punuar mirë vizatimin e rrinë zgjuar për të kryer punën.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Kështu edhe farkëtari qëndron përbri kullës dhe tërë kujdesin e ka për të punuar hekurin; avulli i zjarrit ia djeg mishin e ai mundohet afër furrës së ngrohtë.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Krisma e çekanit ia shurdhon veshët e sytë i mban të ngulur në gjedhen e veglës.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Kujdesi më i madh i tij është ta kryejë punën e rri zgjuar për ta bërë sa më të përsosur.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Kështu edhe vorbëtari ndenjur në punën e vet, sjell me këmbë të veta rrotën, gjithmonë i vëmendshëm për të kryer punën, i gjithë veprimi i tij qëndron në numër;
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33me dorë i duhet ta përziejë baltën e para thinjave i mbaron fuqia:
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34gjithë kujdesin e përdor për ti lustruar e nata i kalon duke e pastruar furrën.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Të gjithë këta shpresën e vet e kanë në duar e secili është i mësuar në mjeshtrinë e vet.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Pa ta s’do të ishte e mundur të ndërtohet asnjë qytet,
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37njerëzit s’do të kishin ku të banojnë as të shëtisin. Megjithëkëtë as nuk pyeten në kuvendin e popullit as në bashkim nuk kanë një vend të veçantë.
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Nuk rrinë në ndenjëse gjyqi, nuk i kuptojnë ligjet e gjyqit, s’dinë ta shtjellojnë as mësimin as gjyqin, s’gjenden ndër autorë të fjalëve të urta,
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39ata veç e përkrahin me punë jetën shoqërore e kujdesi i tyre qëndron në kryerjen e mjeshtrisë.
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.