I dituri
1Ndërsa ai që me shpirt i kushtohet frikës së Hyjit, që përsiat në Ligjin e të Tejetlartit, shqyrton urtinë e të gjithë të vjetërve dhe i kushtohet hulumtimit të profecive,
2i mban mend thëniet e njerëzve të përmendur dhe depërton në hollësitë e shëmbëlltyrave.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Kërkon vështrimin e fshehtë të fjalëve të urta dhe thellohet në fshetësitë e shëmbëlltyrave.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Shërben mes njerëzve të mëdhenj dhe merr pjesë në mbledhje të princave.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Udhëton në viset e popujve të huaj dhe fiton përvojën e të mirave e të këqijave mes njerëzve.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Ai ia kushton zemrën e vet herët, që në agim, Zotit që e ka krijuar dhe lutet para të Tejetlartit.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7E hap gojën e vet në lutje e lutet për faljen e gabimeve të veta.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Nëse do të jetë vullneti i të Madhit Zot do të mbushet me shpirtin e kuptimit.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Si shi i lëshon fjalët e urtisë së vet e me lutje e lavdëron Zotin.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Zoti e drejton këshillin dhe urtinë e tij, kurse ai përsiat fshehtësitë e Zotit.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Ai e sqaron mësimin që i ka qenë dhuruar dhe mburrjen e vet e ka në Ligjin e Besëlidhjes së Zotit.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Shumë do ta lavdërojnë urtinë e tij dhe kurrë nuk do të harrohet.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Kujtimi i tij nuk do të bjerë në harresë dhe emri i tij do të jetojë nga breznia në brezni.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Urtinë e tij do ta shpallin kombet e lavdi i tij do të përmendet në bashkësi.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Nëse do të ketë jetë të gjatë, do të lërë emër më të njohur se një mijë vetë, nëse do të vdesë, do të ketë bërë mjaft për vetvete.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Grishje për të lavdëruar Hyjin
16Dua ende ti paraqes përsiatjet e mia se jam plot si hëna të dymbëdhjetën ditë.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Mirë më dëgjoni, o bij të përshpirtshëm, e do të lulëzoni si trëndafili përbri ujit që rrjedh.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Hapni erë të këndshme porsi kemi,
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19lulëzoni porsi lulja e zambakut! Jepni zërit e këndoni himne, bekojeni Zotin në të gjitha veprat e tija!
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Jepini lavdi emrit të tij, lavdërojeni në lavdinë e tij, me këngë tuaja e me harpat tuaja, kështu thoni në këngët e lavdërimit:
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21“Pa masë të mira të gjitha veprat e Zotit, e gjithçka ka urdhëruar, do të ndodhin në kohë të vet”! S’bën të pyetet: “Çfarë është kjo?” ose “Pse ajo?”, sepse të gjitha do të shqyrtohen në kohë të vet.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Në fjalën e tij uji ndalet si turrë, në një urdhër të gojës së tij bëhen pellgje me ujë,
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23sepse në urdhërimin e tij bëhet qetësi dhe askush s’mund ta pengojë shpëtimin e tij.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Çdo veprim njerëzor është para syve të tij. s’është e mundur të fshihet ndonjë gjë para tij.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Shikimi i tij nga një skaj në tjetrin dhe asgjë s’është e jashtëzakonshme para syve të tij.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26S’bën të pyetet: “Çfarë është kjo?”, ose “Pse ajo?”, sepse gjithçka qe krijuar e ka qëllimin e vet.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Bekimi i tij vërshon porsi lumi
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28dhe e lag terikun porsi përmbytja. Kështu kombet që nuk kërkojnë atë, do t’i shpërndajë hidhërimi i tij,
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29sikurse i shndërroi ujërat në shkretëtirë të kriptë. Udhët e tija janë të drejta për shenjtër, e të papërshkueshme për mëkatarët.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Që prej fillimit të mirat janë krijuar për të mirë për të këqij të mirat e të këqijat.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Gjërat e domosdoshme të parat për jetën e njeriut janë: uji, zjarri e hekuri, kripa, qumështi, buka e grurit e mjalti, lëngu i hardhisë, vaji e petku:
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32të gjitha këto për të përshpirtshmit janë të mira, por për të paudhët e mëkatarët bëhen të këqija.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Ka erëra që u krijuan për ndëshkim dhe në furinë e vet u bënë frushkull ndëshkues,
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34në ditën e mbarimit do ta shtojë furinë e do ta qetësojnë zemërimin e Krijuesit.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Zjarri, breshri, uria e vdekja: të gjitha këto u krijuan për ndëshkim;
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36dhëmbët e egërsirave, gallomat e gjarpërinjtë, shpata dytehshe shpaguese për zhdukjen e të paudhëve:
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37i gëzohen urdhrit të Zotit dhe gati presin mbi sipërfaqen e dheut dhe, kur të vijë dita, nuk do ti kundërshtojnë urdhrit.
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Për këtë gjë kam qenë i bindur që në fillim, e kam rimenduar dhe e nxorra në shkrim:
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39“Veprat e Zotit të gjitha janë të mira, dhe në çdo nevojë në kohën e duhur Zoti ndihmon”.
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40S’bën të thuhet: “Kjo është më e keqe se ajo”, sepse gjithçka është e mirë në kohën e vet.
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
41E tani këndoni himne me gjithë zemër e me plot gojë dhe bekojeni Emrin e Zotit.
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.