Vdekja
1O vdekje, sa i hidhur është mendimi mbi ty për njeriun që jeton i lumtur mes pasurisë së vet,
2për njeriun e paqë, që gjithçka i shkon për së mbari dhe ende ka fuqi t’i shijojë të mirat!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3O vdekje, vendimi yt është i mirëseardhur për nevojtarin e për njeriun e mbetur,
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4për plakun e shkrirë që do gjithçka të dijë, që e humbi shpresën, që e humbi duresën!
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Mos e druaj ligjin e vdekjes! Kujtoj ata që qenë para teje edhe ata që do të vijnë pas teje: Ky është ligji e Zotit për çdo gjallesë
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6e pse ti kundërshtosh vullnetit të Tejetlartit? Si dhjetë vjet si njëqind si një mijë,
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7në Nëntokë nuk do të të padisë kush për gjatësinë e jetës.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Fati i të paudhëve
8Fëmijët e mëkatarëve bëhën fëmijë të urrejtshëm edhe ata që banojnë në banesat e të paudhëve.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Trashëgimi i fëmijëve të mëkatarëve humbet, farën e tyre e përcjell urrejtja e vazhdueshme.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Babain e pashpirt e nëmin të bijtë, sepse për shkak të tij ata janë të urryer.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Të mjerët ju, o njerëz keqbërës, që e latë Ligjin e Zotit të Tejetlartë!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Nëse lindni, lindni për mallkim, e kur vdisni, mallkimi do të jetë trashëgimi juaj.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Gjithçka është prej dheut, në dhe do të kthehet, kështu të paudhët - nga mallkimi në shkatërrim.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Zia e njerëzve është për kufomat e tyre, emri i të paudhëve që s’është i mirë, do të fshihet.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Kujdesu për emër të mirë, sepse ai qëndron më shumë se një mijë visare të paçmueshme e të mëdha:
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16jeta në mirëqenie zgjat për një kohë të caktuar, kurse emri i mirë qëndron për amshim.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Turpi
17Më i mirë është njeriu që e fsheh marrinë e vet se ai që e fsheh urtinë e vet. E njëmend, urtia e fshehur e visari i papashëm, ç’dobi prej të dyve?
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Bijtë e mi, ruajeni mësimin në paqe,
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19le t’ju vijë turp për këto që po ju them:
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20sepse nuk është mirë të skuqesh për çdo turp, nuk është, në të vërtetë, çdo marre turp.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21T’ju vijë turp para babait e nënës për fëlligështi, para prijësit e pushtetarit për gënjeshtarit,
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22para prijësit e gjykatësit për krim, para bashkësisë e popullit për paudhësi,
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23para shokut e mikut për padrejtësi, para vendësve ku banon
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24për vjedhje, para së vërtetës së Hyjit e besëlidhjes, për vënie të bërrylave mbi tryezë, kur merr ose dhuron me përbuzje
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25kur spërgjigjet në përshëndetje, t’i ngulësh sytë mbi gruan e pandershme, t’i sjellësh shpinën ndonjërit të farefisit,
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26ti marrësh dikujt diçka e të mos ia kthesh,
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27ti lëvyresh gruas së martuar, të jesh i lirë me shërbëtoren e saj, - mos iu afro shtratit të saj;
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28të vijë turp për fjalë poshtëruese para miqve - mos fyej pasi të kesh dhënë.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.