2. NË HISTORI
Lavdërim të parëve
1Lavdi etërve. T’u këndojmë lavde burrave të përmendur, të parëve tanë sipas breznive të tyre.
2Shumë lavdi i Lumi ka përftuar, madhëria e tij është prej amshimit.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Disa ishin zotërues në mbretëritë e veta, njerëz të përmendur përnga fuqia e tyre, të tjerët ishin të pajisur me urti, prapë disa lajmërues profecish.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Disa të tjerë e udhëzonin popullin me këshilla, njerëz të aftë me urtinë e popullit, me mësime të urta të dijes së tyre.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Disa të tjerë nxirrni melodi këndimi, prapë disa ishin poetë.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Ishin të tjerë të pasur e të zotët, plot kujdes për bukurinë e jetonin të qetë në shtëpitë e veta.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Të gjithë këta qenë të përmendur në kohën e vet edhe ishin mburrja e ditëve të veta.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Prej tyre disa lanë zërin e mirë që ende përmendet me lavde.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Disa të tjerëve kujtimi s’u mbeti, u harruan sikur të mos kishin qenë, kanë lindur sikur të mos kishin lindur, po ashtu edhe bijtë e tyre pas tyre.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Por këta ishin njerëz të përshpirtshëm, veprat e mira të tyre nuk ranë në harresë.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Në pasardhësit e tyre mbeti trashëgim i pasur, nipat e tyre,
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12trashëgimtarët e tyre besnikë të Besëlidhjes,
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13në saje të të parëve edhe bijtë e tyre. Fara e tyre mbetet për amshim, nderi i tyre kurrë nuk do të harrohet.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Kufomat e tyre pushojnë në paqe dhe emri i tyre jeton brezni më brezni;
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15urtinë e tyre e shpallin popujt e lavdinë e tyre e kumton bashkësia.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Henoku
16Henoku i pëlqeu Hyjit dhe qe rrëmbyer në parajsë, për tu dhënë paganëve mundësinë e kthimit.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Noehi
17Noehi ishte njeri i drejtë e i përsosur dhe në kohën e hidhërimit u bë përtëritje,
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18nëpër të u shpëtua teprica mbi tokë kur qe bërë përmbytja.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Me të u bë Besëlidhja e amshueshme se s’do të sosej më me përmbytje çdo gjallesë.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Abrahami
20Abrahami, baba i lavdishëm i shumë popujve, në nderin e tij nuk u gjet e metë. Ai e ruajti Ligjin e të Tejetlartit, dhe bëri me të Besëlidhje.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Besëlidhjen ai e përforcoi në trup të vet e në provë u gjet besnik.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Kështu edhe Hyji me përbetim iu zotua se në pasardhësinë e tij do të bekohen popujt, se do ta shtojë porsi pluhurin e dheut,
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23se do t’ia ngrejë pasardhësinë si yjet e qiellit, se do ta trashëgojë tokën prej detit në det, nga Lumi deri në skajin e tokës.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Izaku e Jakobi
24Po ashtu edhe Izakut iu zotua, në saje të Abrahamit, babait të tij.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Zoti ia dha bekimin e të gjithë popujve dhe e përforcoi Besëlidhjen mbi kokë të Jakobit.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26E përforcoi në bekimet e veta, atij ia dhuroi vendin për pronë dhe ua ndau në pjesë dymbëdhjetë fiseve.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Moisiu
27Prej tij bëri të dalë një njeri i mirë, që e çmoi mbarë njerëzia,
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.