Të gjithë kapitujt

Siracidi · Kapitulli 46

Jozuehu, Kalebi, etj.

23 vargje

Jozuehu

1Trim në luftë Jozuehu, i biri i Nunit, pasardhësi i Moisiut në zyrën profetike, Ai qe i tillë siç i thotë emri,

2u dëftua i madh për të shëlbuar të zgjedhurit e Hyjit, për të ndëshkuar armiqtë kryengritës që të ngulte në pronë të vet Izraeli.

3Se çlavdi fitoi kur lartësonte duart kur vringëllonte kundër qytetit shpatën!

4Kush, atij, mundte ti bëjë ballë? Ai udhëhiqte luftërat e Zotit!

5Vallë, në dorë të tij a nuk u ndalua dielli e një ditë u bë pothuajse dy?

6Në ndihmë e thirri të Gjithpushtetshmin, të Tejetlartin, për t’i luftuar armiqtë në çdo anë, i Madhi Zot atë e vështroi, flaki kokrra breshri tmerrsisht të fuqishëm.

7Ai u sul kundër popullit armik, në Tatëpjetë i zhduku armiqtë

8që ti njihnin kombet armët e tija, sepse lufta e tyre ishte kundër Hyjit: e njëmend ecte pas shpinës së të Gjithpushtetshmit.

Kalebi

9Në kohën e Moisiut e dëftoi besnikërinë e vet ai edhe Kalebi, i biri Jefoneut, duke qëndruar të palëkundshëm përballë bashkësisë, duke e larguar popullin prej mëkatit e duke e penguar nynykatjen dijekeqe.

10Së këndejmi edhe vetëm këta dy shpëtuan nga gjashtëqind mijë këmbësorë për t’i futur në trashëgimin e tyre në tokën që rrjedh qumësht e mjaltë.

11Edhe vetë Zoti i dha Kalebit fuqinë -që se lëshoi as në pleqëri - që t’i përshkonte bjeshkët e larta të vendit, të cilat janë prona e pasardhësve të tij,

12që ta shihnin të gjithë izraelitët sa punë e mirë është Zotin ta nderosh.

Gjyqtarët

13Kështu edhe Gjyqtarët, të gjithë emër për emër, të cilëve zemra nuk iu prish, të cilët prej Zotit s’u larguan:

14qoftë bekuar kujtimi i tyre, eshtrat e tyre u lulëzofshin nga varri

15emri i tyre u përtëriftë në bijtë e këtyre njerëzve të përmendur!

Samueli

16Samueli, i dashur prej Hyjit të vet, profet i Zotit, themeloi mbretërinë, ai i shuguroi mbretërit mbi popullin e vet.

17Sipas Ligjit të Zotit e gjykoi bashkësinë edhe Zoti i erdhi në pasi Jakobit e me besnikërinë e vet u dëftua profet i vërtetë,

18fjalët e tija e vërtetuan se është vegues i saktë.

19Në ndihmë e thirri Zotin e gjithëpushtetshëm për t’i luftuar armiqtë kudo përreth me kushtimin e një qengji qumështi.

20E bubulloi nga qielli Zoti, me poterë të madhe bëri t’i dëgjohej zëri,

21i zhduku prijësit e tiranësve e të gjithë krerët e filistenjve.

22Para se të binte në gjumë të përhershëm dëshmoi në prani të Zotit e të shuguruarit të tij: “Prej askujt unë kurrë nuk mora asgjë as para deri as këpucë”, e askush nuk e paditi.

23Po edhe pas vdekjes profetizoi, i tregoi mbretit mbarimin e jetës, nga dheu e lartësoi zërin e vet profetik për ta zhdukur paudhësinë e popullit.