Natani
1E pas tij u ngrit Natani, profeti në kohën e Davidit.
Davidi
2Sikurse dhjami ndahet nga flia e shëlbimit, kështu Davidi u dallua veçmas nga bijtë e Izraelit.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Luante me luanë porsi me keca, me arinj porsi me qengja!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Pse a në rini nuk e vrau viganin e s’e lau turpin prej popullit?
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5I dha hobes me dorë të vet dhe e lau poshtërimin e Golisë!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Sepse e thirri të Lartin Zot, ai i dha fuqi të djathtës së tij për ta zhdukur trimin e fortë të luftës e për t’ia rritur fuqinë popullit të vet.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Kështu e lavdëruan për dhjetë mijërat e tija, e madhëruan ndër këngët e Zotit dhe ia dhuruan kezën e lavdishme,
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8sepse gjithkund i theu armiqtë, i mposhti kundërshtarët filistenj, sa që sçuan më kokë deri në ditë të sotme.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Në çdo vepër të vet i dha lavdi Shenjtit të Tejetlartë, me fjalë lavdie,
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10me gjithë zemrën e vet e lëvdoi Zotin dhe e deshi Hyjin, Krijuesin e vet.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Caktoi të qëndrojnë përballë lterit muzikantët, që me zërin e tyre t’i japin shije këngës.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Festave u dha shkëlqim, i stolisi deri në përkryerje të kremtet e vitit, i dha lavdi Emrit shenjt të Zotit e bëri të jehojë që në agim Shenjtërorja.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Vetë Zoti i pastroi mëkatet e tija, e rriti pushtetin e tij për amshim, i dhuroi Besëlidhje mbretërore, fronin e lavdishëm në Izrael.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Salomoni
14Pas tij u ngrit një djalë i mençur, i cili, në saje të tij, jetoi në mirëqenie.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Salomoni mbretëroi në kohë të paqes; Hyji i dhuroi paqe gjithkah përreth që të ndërtonte Shtëpinë në nder të Emrit të tij e ta bënte gati Shenjtëroren e përjetshme. Oh, se ç’ishe i urtë gjatë rinisë sate,
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16plot me dije porsi lumi! Dija jote e mbuloi dheun
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17dhe e mbushe me fjalë të urta, të fshehta! T’u dëgjua emri gjer në ishujt e largët dashurinë fitove me paqen tënde!
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Me këngë, fjalë të urta, me shëmbëlltyra e me shtjellime çudite mbarë botën!
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Në Emër të Zotit Hyj, që quhet Hyji i Izraelit,
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20bashkove ar porsi kallaj, grumbullove argjend porsi plumb!
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Por ua afrove ijet e tua grave dhe u bëre rob i trupit tënd.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Kështu e turpërove nderin tënd, e poshtërove farën tënde, solle zemërimin mbi bijtë e tu dhe vuajtjen për shkak të marrëzisë sate.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Kështu mbretëria u nda më dysh e në Efraim nisi mbretëria kryengritëse.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Porse Zoti s’do ti bjerë mohit mëshirës së vet, s’do ta mohojë asnjë prej fjalëve të veta, s’do t’ua tresë farën nipave të të zgjedhurit të vet, s’do ta shuajë farën e atij që e do Zotin.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Jakobit ia dhuroi një Tepricë e Davidit ia ruajti pinjollin e dalë prej tij.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Roboami
26Salomoni pushoi me të parët e vet,
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27la pas vetes prej farës së vet më të marrin,
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28pa pikë mençurie, Roboamin që e largoi popullin me këshillin e vet.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Jeroboami
29Jeroboami, biri i Nabatit, bëri të mëkatojë Izraeli, ia hapi udhën e mëkatit Efraimit, mëkatet e tyre aq fort u shumuan,
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30sa që i dëbuan prej vendit të vet.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31I bënë të gjitha llojet e paudhësisë deri sa mbi ta arriti ndëshkimi.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.