Elia
1Atëherë porsi zjarr u ngrit profeti Eli, flaka e tij digjte si vravashka.
2Ai mbi ta solli urinë dhe me zellin e vet ua zvogëloi numrin.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Me urdhër të Zotit e mbylli qiellin e tri herë prej qiellit e zbriti zjarrin.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Oh, sa i lavdishëm u bëre, Eli, me mrekullitë e tua! Kush mund të matet me ty në lavdi?
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Ti e ngjalle prej së vdekuri të vdekurin, nga Nëntoka me fjalën e Zotit!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Ti i prire mbretërit në rrënim, nga shtrati i tyre flake njerëz të përmendur, lehtë ua theve pushtetin e tyre.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Ti dëgjon në Sinai qortimet e në Horeb vendimet ndëshkuese!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Ti shugurove mbretër për hakmarrje dhe profetë për pasardhës të tu!
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Ti qe mbartur në vorbullën e zjarrtë, në karrocë me kuaj zjarri.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Ti qe shkruar të jesh përgatitje për kohët, ta zbutësh zemërimin para se të pëlcasë, ta kthesh zemrën e babait tek i biri e ti rimëkëmbësh fiset e Jakobit.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Lum ata që ty të panë e që pushuan në dashurinë tënde!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Edhe ne patjetër do të jetojmë, por pas vdekjes i tillë s’do të jetë emri ynë.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Elizeu
13Porsa Elia qe mbështjellë në vorbull, Elizeu u mbush me shpirtin e tij. Gjatë jetës së tij mbret spat që e trembi, kush me forcë s’mundi të ngadhënjejë mbi të.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Asnjë gjë s’mundi ta tejkalojë, edhe, i vdekur, trupi i tij parafoli.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Gjatë jetës së vet bëri mrekulli edhe pas vdekjes të mrekullueshme qenë veprat e tija.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Pabesnikëria e ndëshkimi
16Megjithatë populli nuk u kthye e s’u shkëput nga mëkatet e veta, deri sa qe dëbuar nga mëmëdheu edhe humbur nëpër vise të tokës mbarë;
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17e nuk mbeti por një pakicë e popullit me një prijës nga shtëpia e Davidit.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Disa prej tyre bënë çka i pëlqen Hyjit, kurse të tjerët i shumuan mëkatet.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Ezekia
19Ezekia e forcoi qytetin e vet, e në mes të tij e solli ujët, me hekur çeli kanale në shkëmb e çeli cisterna për ujë.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Në ditët e tija u ngrit Senakeribi, dërgoi Rabsacen, i cili arriti, e çoi dorën e vet kundër Sionit, shiti krenari me fjalë të mëdha.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Zemër e duar të tyre u dridhën, vuanin si gruaja në të lindur,
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22por e thirrën në ndihmë Zotin e mëshirshëm, duart e shtrira i lartësuan drejt Tij edhe Shenjti shpejt ua dëgjoi britmën.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Si mori parasysh mëkatet e tyre, as s’i dorëzoi te armiqtë e tyre, i çliroi me dorë të Isaisë, profetit të shenjtë,
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24i goditi llogoret e asirëve dhe i shqimi engjëlli i tij.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Isaia
25Sepse Ezekia bëri çka i pëlqen Hyjit, eci pashmangshëm udhës së Davidit, babait të vet, si i urdhëroi Isaia profet, i madh e besnik në vegimet e veta.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Në ditët e tija prapazi u kthye dielli edhe mbretit ia shtoi jetën.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Me frymëzim të madh pa mbarimin e kohës dhe i ngushëlloi të mjerët e Sionit. Deri në amshim e lajmëroi të ardhmen
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28edhe gjërat e fshehta përpara se të ngjajnë.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.