1Mos bëj keq as pak as shumë e mos u bëj për mikun armik. Sepse do të trashëgosh emër të keq, poshtërim dhe përbuzje; kështu i ndodh çdo mëkatari ziliqar e dygjuhës.
2Mos ia rrit mendjen vetes porsi mëzati që rastësisht marrëzira të mos ta këpusë fuqinë,
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3të hahen gjethet e tu e të hidhen frutat e tua e të mbetësh porsi druri i thatë në shkretëtirë.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Nepsi i keq e rrënon atë që e ka, e bën gazin e armiqve të tij dhe e shpie në fatin e të paudhëve.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Miqësia
5Goja e ëmbël i shton miqtë e i zbut armiqtë, gjuha e njerëzishme sjell përshëndetje.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Ki shumë nga ata që jetojnë në paqe me ty, por prej një mijëve një kije këshilltar.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Nëse do të fitosh ndonjë mik, fitoje në provë, dhe mos i beso tepër lehtë.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Sepse ka mik që është i tillë kur i bie për shtat, por nuk mbetet i tillë ditën e ngushticës.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Sepse ka edhe mik që kthehet në armik dhe do t’i zbulojë për çnderim tënd grindjet e tua.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Ka edhe mik shok në tryezën tënde, por s’qëndron i tillë ditën e nevojës.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Sa ta kesh për së mbari do të jetë një me ty e lirisht do të sillet me shtëpiakët e tu,
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12por, nëse do të biesh poshtë, do të sillet kundër teje dhe s’do të shikojë me sy.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Ndahu nga armiqtë e tu e ruaju prej miqve të tu.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Miku besnik, mbrojtje e fortë: kush e gjen, gjen visar.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Miku besnik s’mund të çmohet, as s’mund të peshohet vlera e tij.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Miku besnik është bar shërues jete, do ta gjejnë ata që e kanë frikë Zotin.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Kush e ka frikë Hyjin qëndron në miqësinë e tij, sepse siç është ai, i tillë do të jetë edhe miku i tij.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Shkolla e urtisë
18Biro, mëso që prej rinisë e deri në flokë të thinjur do ta fitosh urtinë.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Afrohu tek ajo si ai që lëron e mbjell e priti frytet e saja të mira.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Pak do të heqësh keq në lërimin e saj, por shpejt do të hash prej fryteve të saja.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Sa shumë e vështirë është urtia për të padijshëm e s’do të qëndrojë në të njeriu i çmendur.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Porsi guri i provës peshon rëndë mbi të e s’do të vonojë ta flakë larg vetes.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Dija njëmend është siç i thotë edhe emri dhe për shumëkënd nuk është e qartë, por, për ata që e njohin, ajo mbetet deri në praninë e Hyjit.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Dëgjo, o bir, e pranoje mendimin tim dhe mos e hidh poshtë këshillin tim.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Futi këmbët e tua në prangat e saja, qafën tënde në vargonjtë e saj,
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26ule krahun tënd dhe mbarte atë dhe mos ta mërzisin vargjet e saja.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Afrohu tek ajo me gjithë shpirtin tënd e me të gjitha fuqitë e tua ruaji udhët e saja.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Gjurmo, shqyrto e kërko dhe do ta gjesh e, kur ta kesh gjetur, më mos e lësho.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Në mbarim në të do ta gjesh paqen dhe do të të kthehet në gëzim.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Prangat e saja do të jenë për ty mbrojtje e fortë dhe vargonjtë e saj stoli e lavdishme.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Sepse mbi të është një stoli ari, vargjet e saj rripa pëlhure të purpurt.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Do ta mbartësh porsi petk kremtor dhe do ta lidhësh porsi kezë të shkëlqyer.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Bir, nëse do të kesh qëndresë, do të bëhesh i ditur e, nëse do të jesh i censhëm, do të bëhesh i urtë.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Nëse të pëlqen të dëgjosh, edhe do të mësosh dhe, nëse do t’i vësh vesh, i urtë do të bëhesh.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Qëndro në mbledhje të pleqve, bashkohu me gjithë zemër me urtinë e tyre, që të mund ta dëgjosh krejt tregimin e Hyjit, që kujtesës sate të mos i shpëtojë asnjë fjalë e urtë.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Nëse e sheh ndonjë të urtë, shko që në agim tek ai dhe shkallët e derës së tij le t’i lëmojë këmba jote.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Përsiati urdhërimet e Zotit dhe pa pushim kujtoji urdhrat e tij; Ai vetë do ta forcojë zemrën tënde dhe do të të dhurohet urtia që e dëshiron.
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.