Këshilla të ndryshme
1Mos e bëj të keqen dhe e keqja s’do të të gjejë,
2hiqu paudhësisë dhe ajo do të rrijë larg teje.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Bir, mos mbill në hulli të padrejtësisë, që të mos korrësh shtatëfish.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Mos ia kërko Zotit udhëheqësinë as prej mbretit ndenjësen e nderit.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Mos u mundo të dëftohesh i drejtë para Zotit, sepse ai i njeh mirë zemrat; as para mbretit mos u mundo të dukesh i mençur.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Mos kërko të bëhesh gjykatës po qe se s’ke fuqi ta zhdukësh padrejtësinë që rastësisht të mos e kesh frikë ndonjë pushtetmadh e ta vësh në rrezik drejtësinë tënde.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Mos gabo kundër bashkësisë së qytetit e mos e bëj veten asgjë para popullit.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Mos e bëj dy herë një mëkat, sepse as për të parën herë s’do të mbetesh i pandëshkuar.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Mos ji në lutje i paguximshëm,
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10të lutesh e të bësh lëmoshë mos përto.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Mos thuaj: “Hyji do të shikojë mbi dhuratat e mia të shumta e, kur ti kushtoj Hyjit të tejetlartë, ai do ti pranojë.”
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Mos e përqesh njeriun që është i trishtuar në shpirt, sepse është ai që përul e lartëson, Hyji që sheh rreth e rrotull.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Mos trillo gënjeshtër kundër vëllait tënd as mikut mos i bëj po ashtu.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Në asnjë mënyrë mos e përdor gënjeshtrën, sepse përsëritja e saj nuk është e mirë.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Mos ji fjalëshumtë në mbledhjen e pleqve dhe mos i përsërit fjalët në lutjen tënde.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Mos i përbuz punët e rënda as bujqësinë e krijuar prej të Tejetlartit.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Mos u numëro në shumicën e mëkatarëve
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18dhe le të bjerë ndër mend hidhërimi që s’do të vonojë.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Përule shumë shpritin tënd, sepse zjarri e krimbat janë shpagimi i të paudhit.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Mos e ndërro mikun për para, as vëllanë e dashur me ar Ofiri.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Mos u largo nga gruaja e mençur dhe e mirë që e ke pasur fat në frikën e Zotit: sepse mirësia e saj vlen më shumë se ari.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Mos e merr me të keq skllavin që punon besnikërisht as mëditësin që jepet gjithsa mundet.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Duaje shërbëtorin e arsyeshëm porsi vetveten; mos ia moho lirinë as mos e nis duarthatë.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Ke bagëti? Kiji kujdes e, nëse i ke për dobi, ruaji!
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Fëmijët
25A ke fëmijë? Jepu mësim e, që prej rinisë, mësoji ta ulin zverkun.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26A ke vajza? Ruaje trupin e tyre dhe mos u trego me to për së tepërmi fytyrëbutë.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Martoje vajzën e ke kryer punë të madhe dhe jepja burrit të arsyeshëm.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Nëse e ke gruan sipas zemrës sate, mos e lësho; por, nëse se do, mos i beso.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Prindërit
Me gjithë shpirt
29duaje babain tënd dhe mos i harro ofshamet e nënës sate.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Mos harro se s’do të kishe qenë pa ta, e çka do t’u japësh siç të dhanë ata?
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Priftërinjtë
31Me gjithë shpirt druaje Zotin dhe nderoji priftërinjtë e tij.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Me gjithë fuqi duaje atë që të krijoi dhe mos i braktis shërbëtorët e tij.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Me gjithë shpirt nderoje Hyjin e nderoji edhe priftërinjtë.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Jepu pjesën që u takon si të ka qenë urdhëruar: frytet e para, të shpagimit, flitë e pakujdesisë,
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35shpatullën si kusht, flinë e shenjtërimit e frytet e para të flive të shenjta.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Të vobektët e të pikëlluarit
36Ngjitja dorën edhe të vobektit që të përkryhet përkrahja jote e bekimi.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Ji dorëdhënë me të gjithë të gjallët, por as të vdekurit mos ia moho hirin.
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Mos pusho ti ngushëllosh ata që qajnë dhe qaj me ata që qajnë.
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39Mos përto të shkosh ti shohësh të sëmurit, sepse prej tyre do të jesh i dashur.
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40Në çdo vepër tënde mendoje mbarimin tënd dhe kurrë s’do të bësh mëkate.
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.