VIII. VARRI
1Pasi hëngrën e pinë, shkuan të flejnë. Djalin e përcollën dhe e shtinë në dhomën e martesës.
2Tobia nuk i kishte harruar fjalët e Rafaelit: mori nga thesi i vet zemrën e mëlçinë e peshkut dhe i vuri mbi prush të kemit.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Era e peshkut e dëboi djallin, i cili iku në krahinat e sipërme të Egjiptit. Shkoi edhe Rafaeli, e lidhi atë atje dhe menjëherë u kthye.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Ata dolën dhe e mbyllën derën e dhomës. Atëherë Tobia u ngrit nga shtrati e i tha: »Ngritu, motër! T’i lutemi e t’i përlutemi Zotit tonë që të ketë dhimbë për ne e të na shërojë.«
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5U çuan e ia nisën të luten e të përluten që Zoti t’i ruante shëndosh e mirë. Ia filluan kështu: »I bekuar je, Hyji i etërve tanë, dhe i bekuar është Emri yt në shekuj të shekujve! Le të bekojnë qiejt dhe të gjitha krijesat e tua në të gjithë shekujt!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Ti e krijove Adamin dhe ia çove ndihmë e mbështetje Evën e prej këtyre të dyve lindi gjinia njerëzore. Ti the: ‘S’është mirë që njeriu të jetë vetë, T’ia bëjmë një ndihmëse të ngjashme si ai.’
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7E tani o Zot, jo dëshira e paligjshme s’më shtyt ta marr për grua këtë motër, por e bëj me qëllim të ndershëm. Ki mëshirë për mua e për të e bëj t’ia arrimë së bashku pleqërisë!«
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8E brohoritën së bashku: »Amen, amen!«
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Dhe fjetën gjithë natën. Ndërkaq Ragueli u çua natën, i thirri shërbëtorët e vet, shkuan së bashku dhe e hapën një gropë.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Mendonte me vete: »Mund të vdesë e kështu bëhemi rast përqeshjeje e turpërimi.«
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Pasi e çelën gropën e varrit, Ragueli u kthye në shtëpi dhe e thirri të shoqen
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12e i tha: »Dërgoje një shërbëtore e të hyjë brenda të shohë a është gjallë, e, në qoftë se ka vdekur, të shkojmë e ta varrosim pa ditur askush.«
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13E dërguan shërbëtoren, e ndezën dritën, e hapën derën. Shërbëtorja hyri brenda dhe, ja, të dy flinin së bashku në shtrojë!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Shërbëtorja u kthye dhe u lajmëroi se djaloshi ishte gjallë dhe s’kishte ndodhur asnjë e keqe.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Atëherë e bekuan Hyjin e qiellit e thanë: »I bekuar je, o Hyj, me të gjitha bekimet e shenjta e të pastërta të bekofshin të gjithë shenjtërit e tu dhe të gjitha krijesat e tua! Të gjithë engjëjt e tu e të gjithë të zgjedhurit e tu le të bekojnë në shekuj të shekujve!
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16I bekuar je pse më ngushëllove e nuk më ndodhi si ia kisha frikën, por u solle me ne me dashurinë tënde të pamasë!
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17I bekuar je pse pate mëshirë për këta dy bij të vetëm! Jepu, o Zot, hir e shëndet që ta kalojnë jetën në dashuri e hir!«
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Atëherë u urdhëroi shërbëtorëve të vet ta mbyllin gropën para se të zbardhë drita.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Pastaj i urdhëroi gruas të gatuajë sa më shumë bukë e vetë shkoi në vathë, mori dy mëzetër e katër desh, urdhëroi të theren dhe nisën ta bëjnë gati gostinë.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Atëherë e thirri Tobinë dhe iu përbetua: »Për katërmbëdhjetë ditë s’do të largohesh këndej, por do të qëndrosh këtu duke ngrënë e duke pirë me mua, sepse dua t’i kënaqet zemra bijës sime që aq shumë dhimba ka sprovuar.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Atëherë merr gjysmën e të gjithë pasurisë sime dhe kthehu shëndosh e mirë te baba yt. Pjesën tjetër do ta merrni pasi të kemi vdekur unë dhe gruaja ime. Zemër, biri im! Unë jam babai yt e Edna është nëna jote! Të tutë jemi e të motrës sate tash e përgjithmonë! Zemër, biri im!«
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.