IX. DASMA
1Atëherë Tobia e thirri Rafaelin dhe i tha:
2»Vëlla, Azari, merri katër shërbëtorë e dy gamile, shko në Rages te Gabaeli, jepja vërtetimin e merri paratë dhe sille edhe atë me ty në dasmë.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Ti e di mirë se im atë i numëron ditët e, në qoftë se vonohem edhe vetëm një ditë, do ta bëj të vuajë shumë.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4E mandej ti po sheh se si u përbetua Ragueli e përbetimin e tij s’kam si ta përbuz.«
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Rafaeli shkoi me katër shërbëtorë e dy deve në Rages të Medisë, hynë te Gabaeli, Rafaeli ia dha vërtetimin e nënshkruar dhe i tregoi se Tobia, biri i Tobitit, ka marrë për grua bijën e Raguelit dhe se e fton atë në dasmë. Gabaeli u ngrit, i solli trastat me vulat e tyre të paprekura, i njehi paratë dhe i ngarkoi në deve.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6U zgjuan herët dhe të dytë erdhën në dasmë. Hynë në shtëpinë e Raguelit dhe e gjetën Tobinë duke ngrënë. Gabaeli u lëshua, e përshëndeti, e mori ngrykë, qau mbi Tobinë, e bekoi dhe i tha: »Qoftë bekuar Zoti që t’i dha të gjitha të mirat, sepse je djali i babës së mirë, të drejtë e bamirës! Të bekoftë Zoti i qiellit ty, gruan tënde, babën e nënën tënde, babën e nënën e gruas sate! E qoftë bekuar Hyji, që më bëri të fatshëm ta shoh Tobinë, që ia paska prerë kryet Tobitit, kushëririt tim!«
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.