III. URTIA VEPRON NË HISTORI
Prej Adamit deri te Moisiu
1Kjo e ruajti babain e botës, qenien e parë të formuar nga Hyji, kur qe krijuar vetëm dhe qe kjo që e liroi nga gabimi i tij
2e i dha fuqinë të zotërojë gjithësinë.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Por kur, në hidhërimin e vet, një mëkatar u largua nga ajo, sharroi për shkak të zemërimit vëllavrasës.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4E kur, për shkak të tij, toka qe përmbytur, përsëri e shëroi urtia duke e drejtuar të drejtin nëpër ujëra në një dru të pavlerë.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Por, edhe në atë kohë kur me përkim të së keqes kombet mbarë u pështjelluan, qe ajo që e njohi të drejtin dhe e ruajti të patëmetë para Hyjit dhe e mbajti më të fortë se dashurinë e të birit.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Qe kjo që e shpëtoi të drejtin që po ikte nga të mbrapshtët të dënuar me vdekje ndërsa zjarri po binte në Pesëqytetësh,
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7në dëshmi të paudhërisë së të cilit toka e shkretuar ende tymon; pemët japin fruta që kurrë nuk piqen e për të përkujtuar kujtimin e një shpirti të pabesë, qëndron në këmbë shtylla kripore.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Sepse, pasi iu shmangën udhës së urtisë, jo vetëm se gabuan pse s’i njohën të mirat, por ata u lanë të gjallëve kujtimin e marrisë së vet, që gabimet e tyre të mos mund të mbesin të fshehta.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Kurse urtia, ata që e duan, i ka çliruar nga provat.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Qe kjo që e udhëhoqi të drejtin shtigjeve të drejta kur iku për shkak të zemërimit të vëllait dhe ia tregoi mbretërinë e Hyjit e ia dhuroi dijen gjërave të shenjta; ia dha të mbarën në mundin e tij të rëndë dhe i shumoi frytet e punës së tij.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Iu gjet në ndihmë kundër dëshirimit të shfrytëzuesve dhe e bëri të pasur.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12E ruajti prej armiqve dhe e mbrojti prej atyre që i vunë pritë; i dhuroi fitoren në një luftim të fortë, që ta kuptonte se përkushtia është më e fortë se çdo gjë.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Kjo se braktisi të drejtin e shitur, por e ruajti nga mëkati;
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14bashkë me të zbriti në burg e nuk e lëshoi dore as ndër pranga deri sa nuk ia solli skeptrin mbretëror dhe pushtetin mbi ata që e ndrydhnin, i qiti gënjeshtarë ata që iu shpifën dhe ia dhuroi lavdinë e përhershme.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Dalja
15Urtia e liroi popullin e shenjtë, farën e patëmetë, prej popujve që atë e ndrydhnin.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Ajo hyri në shpirtin e shërbëtorit të Hyjit e, në saje të mrekullive e të shenjave, u bëri ballë mbretërve të tmerrshëm.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Shenjtërve ua dha shpagimin e mundimeve të tyre, u priu një shtegu të mrekullueshëm, ditën u bë për ta mbulesë freskimi e natën dritë ndriçuese yjesh.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18I kaloi nëpër Detin e Kuq duke i kaluar nëpër ujëra të shumta;
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19kurse armiqtë e tyre i mbyti në ujë e pastaj i volli në breg nga thellësia e humnerës.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Kështu të drejtët i plaçkitën të patenzonët dhe i kënduan lavde, o Zot, Emrit tënd të shenjtë, e të gjithë një zëri lavdëruan dorën tënde ngadhënjyese,
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21sepse urtia e çeli gojën e memecëve dhe e pajisi me zhdërvjelltësi gjuhën e foshnjave.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.