Lutja për të fituar urtinë
Urata për të fituar urtinë
1“O Hyj i etërve të mi dhe Zoti i mëshirës, ti që me anë të fjalës sate krijove rruzullin,
2që njeriun e krijove me anë të urtisë sate për të sunduar krijesat që ti i përftove,
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3për ta drejtuar botën me shenjtëri e drejtësi dhe për të gjykuar gjyqin me shpirt të drejtë:
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4ma jep urtinë që rri në fron pranë teje dhe mos më përjashto nga numri i fëmijëve të tu,
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5sepse jam shërbëtori yt, biri i skllaves sate, njeri i vogël e jetëshkurtër, i paaftë për të kuptuar gjyq e ligj.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Sepse, edhe po tu gjente ndër bijtë e njerëzve ndokush i përsosur, por, në qoftë se i mungon urtia jote, do të vlerësohej për asgjë.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Ti më zgjodhe mbret për popullin tënd dhe gjykatës të bijve e të bijave të tua;
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8më urdhërove ta ndërtoj tempullin në malin tënd të shenjtë e lterin në qytetin e banimit tënd, në imitimin e Tendës së shenjtë që e përgatite prej fillimit.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Me ty është urtia që i njeh veprat e tua, që ishte pranë edhe atëherë kur e krijove rruzullin, dhe e dinte çfarë është e pëlqyeshme në sytë e tu dhe çfarë është e drejtë në urdhërimet e tua.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Dërgoje prej qiejve të tu të shenjtë, çoje prej selisë së madhërisë sate, që të jetë me mua e të mundohet krah për krah me mua, që të di çka është e pëlqyeshme para teje.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Sepse ajo di dhe gjithçka kupton, të më përcjellë me maturi në veprat e mia e të më mbrojë me lavdinë e vet.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Kështu veprat e mia do të jenë të pëlqyeshme, do ta gjykoj popullin tënd me drejtësi dhe do të jem i denjë për fronin e tim eti.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13E njëmend cili njeri mund ta dijë synimin e Hyjit? Kush do të mund të kujtohet se çka do Zoti?
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Frigacake janë mendimet e të vdekshmëve dhe të dyshimta parashikimet tona:
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15sepse trupi i shkatërrueshëm e mundon shpirtin dhe tenda tokësore e ndrydh mendjen përsiatëse.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Mezi i parafytyrojmë gjërat tokësore madje edhe gjërat që i kemi në dorë mezi i kuptojmë, e kush atëherë do t’i shqyrtojë gjërat qiellore?
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17E kush e kishte njohur vullnetin tënd po të mos e kishe dhuruar ti vetë urtinë e të mos e kishe dërguar prej së larti shpirtin tënd të shenjtë?
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Vetëm kështu u bënë të drejta shtigjet e atyre që janë në tokë dhe vetëm kështu njerëzit mësuan çfarë të pëlqen e, në saje të urtisë, qenë shëlbuar”.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.