Ecja drejt idhujtarisë. Hyjnizimi i natyrës
1Vërtet të pakuptim prej natyre ishin të gjithë ata njerëz që nuk e njohën Hyjin, ata që prej të mirave që shihen nuk ia dolën ta kuptojnë Atë që është, që, duke i parë veprat, nuk e njohën mjeshtrin.
2Por, o zjarrin, o erën, o ajrin e hollë, o kupën qiellore ose ujin e rrëmbyeshëm, ose dritëdhënësit e qiellit i mbajtën për zotë, zotërues të botës.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Nëse, të mahnitur nga bukuria e tyre, i kanë mbajtur për hyjni, duhet ta dinë se sa më i mirë nga ato është Zotëruesi i tyre: sepse, i krijoi Ai që është, zanafilla dhe Autori i vetë bukurisë.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Nëse i ka habitur fuqia dhe veprimtaria e tyre, duhet ta kuptojnë se sa më i fortë se ato është Ai që i krijoi ato:
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5sepse prej madhërisë dhe bukurisë së krijesave mund të njihet me krahasim Krijuesi i tyre.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Por të tillët smeritojnë vetëm një qortim të lehtë, sepse këta ndoshta gabojnë në mënyrë duke kërkuar Hyjin se dëshirojnë ta gjejnë:
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7duke jetuar në mes të veprave të tija mundohen t’i depërtojnë, i besojnë pamjes së jashtme pasi gjërat që shohin janë të bukura.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Porse mjerisht as këta s’mund të arsyetohen:
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9nëse qenë të aftë të kenë aq dijeni sa që të shqyrtojnë gjithësinë, si vallë s’e patën më lehtë ta zbulojnë Krijuesin e të gjithave?
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Nderimi i idhujve
10Por të mjerë janë ata - dhe shpresojnë në gjëra të vdekura - që i mbajnë për zotë veprat e duarve të njerëzve, ar, argjend të punuar me mjeshtri, figura kafshësh, gurë të pavlerë, të gdhendur me dorë mjeshtërore.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Ose, një zdrukthëtar e pret në pyll një dru të përshtatshëm, me kujdes ia heq gjithë lëkurën, me mjeshtrinë e vet që ka, e punon një enë për përdorim të përditshëm.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Pastaj, ashklat që i teprojnë i përdor për të bërë gati ushqimin, me të cilin ushqehet.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Nëse i tepron ndonjë copë që svlen për ta përdorur, një dru i shtrembër dhe me nyje: e merr e, për të kaluar kohën, e gdhend pa kujdes, në kohë të lirë, i jep një trajtë - i jep trajtën e njeriut
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14ose të ndonjë kafshe të pavlerë, e lyen me deltinë, ia ngjyros kuq sipërfaqen, ia mbulon çdo njollë,
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15ia punon një banesë të denjë, e vë në mur duke e varur në gozhdë.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Kujdeset kështu për të që të mos bjerë, meqenëse e di se s’është në gjendje t’i ndihmojë vetvetes, është vetëm figurë e ka nevojë t’i ndihmohet.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Megjithëkëtë, kur lutet për pasuri, martesë e fëmijë nuk skuqet të bisedojë me të, që është e pajetë, i lutet të sëmurit për shëndet,
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18për jetë i lutet të vdekurit, për ndihmë e thërret vetë pamundësinë e për udhë të mbarë atë që as të ecë s’mundet,
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19dhe, për të fituar e për të vepruar e për t’i shkuar mbarë puna e duarve të veta, kërkon shkathtësi prej atij që është krejtësisht i ngathët!
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.