Izraeli nuk është idhujtar
1Por ti, Hyji ynë, je i butë e besnik, i durueshëm dhe gjithçka drejton me mëshirë.
2Po edhe nëse mëkatojmë, të tutë jemi dhe e pranojmë pushtetin tënd, e më s’do të mëkatojmë sepse e dimë se vetëm ty të përkasim.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Njohja jote, njëmend, është drejtësi e përsosur, të pranuarit e pushtetit tënd është rrënjë e pavdekësisë.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Nuk na çoi në gabim as shpikja e artit të mbrapshtë njerëzor, as vepra e pafryt e piktorëve, piktura të njollosura me ngjyra të ndryshme,
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5pamja e të cilave në të marrë zgjojnë afshin dhe i bën të dëshirojnë trajtën e vdekur të pikturës që s’ka shpirt.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Dashurues të së keqes, të denjë për shpresa të tilla janë ata që i punojnë, ata që i duan e që i nderojnë.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Marrëzia e prodhuesve të idhujve
7Vorbëtari, duke e ngjeshur baltën e hollë me mund, punon enë të ndryshme për përdorimin tonë. Nga e njëjta baltë punon enë që shërbejnë për përdorim bujar e për përdorim të kundërt, të gjitha njësoj: cila prej këtyre enëve për ç’përdorim do të jetë, e cakton vorbëtari.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Pastaj, duke iu kushtuar një mundi të keq, po prej balte e punon Hyjin ai, që pak më përpara kishte qenë trajtuar nga balta dhe që me shpejt do të kthehet në dhe nga edhe u mor, posa prej tij shpirti të kërkohet.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Ndër mend si bie se i duhet të vdesë as që është jetëshkurtër, por hyn në garë me arpunues e argjendarë, mundohet t’u përngjajë bronzpunuesve dhe mburret se punon gjëra të rreme.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Zemrën pluhur e ka, më e përbuzshme se dheu shpresa e tij, më e pavlerë se balta jeta e tij,
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11sepse nuk e njohu Krijuesin e vet, atë që ia dha shpirtin veprues, që ia fryu shpirtin jetëdhënës.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Madje ai e çmon jetën tonë lojë fëmijësh, jetën tonë tregti plot fitesë. “Duhet - thotë ai - nga gjithkah të nxirret përfitim edhe prej së keqes.”
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13E pra, ky, më mirë se të gjithë të tjerët, di se mëkaton pse prej baltës së tokës punon e enë të thyeshme e shtatore idhujsh.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Marrëzia e egjiptianëve: idhujtaria e tyre e gjithëmbarshme
14Vërtet, janë krejtësisht të marrë dhe më të mjerë se shpirti i kërthirit armiqtë e popullit tënd që me dhunë e ndrydhin.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Sepse i mbajnë për hyjni të gjithë idhujt e paganëve, të cilët nuk e kanë as përdorimin e syve për të parë, as hundët për të marrë frymë, as veshët për të dëgjuar, as gishtat e duarve për të prekur me ta edhe këmbët e tyre janë të paafta për të ecur.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Sepse njeriu i bëri, i gdhendi ai, të cilit jeta hua i qe dhënë. Asnjë njeri nuk mund ta punojë hyjin të ngjashëm me vetveten,
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17dhe, meqenëse është vetë i vdekshëm, vepër të vdekshme punon me duar mëkatare. Ai vetë është më i mirë se gjërat që adhuron, sepse ai është i gjallë e ato janë të vdekura.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Por ata adhurojnë edhe kafshët më të mjera që, të krahasuara për kah marrëzia, janë edhe më të këqija se të tjerat.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Madje ndër to sgjenden as të bukura që të mund t’i pëlqejnë syrit siç mund të ndodhë me kafshë të tjera: iu përvodhën dhe lavdit të Hyjit dhe bekimit të tij.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.