Të gjithë kapitujt

Urtësia · Kapitulli 16

Antiteza e dytë: bretkosat, Antiteza e dytë: bretkocat, etj.

29 vargje

Antiteza e dytë: bretkosat

Antiteza e dytë: bretkocat

1Për këtë arsye me të drejtë qenë të ndëshkuar me të tilla kafshë, të munduar prej gjallesash të nduarnduarshme të shumta.

2Ndërkaq popullin tënd, në vend të ndëshkimit të tillë, e kënaqe me një mijë të mirat e, për t’ia plotësuar shijen e tij të flaktë, ia bëre gati shujtën e shijshme, shkurtat.

3Kështu egjiptianët, me të parë të neveritur nga kafshët që ua dërgove, megjithëse dëshironin të hanë, u humbi edhe dëshira e hajes së natyrshme; ndërsa popullit tënd, pas një skamjeje të shkurtër, i dhurove ushqim të shijshëm.

4Sepse duhej që mbi egjiptianët ndrydhës tmerrshëm të rëndonte shfarosja, kurse këtyre, të tuve, vetëm t’u dëftohej se si armiqtë e tyre shfarosen.

Antiteza e tretë: karkalecat e gjarpri i bronztë

5E njëmend, kur mbi ta u sul zemërimi i kafshëve dhe i mbytte kafshimi i gjarpërinjve të helmuar, zemërimi yt nuk vazhdoi deri në mbarim,

6por qenë munduar për pak kohë që të ndreqeshin, sepse fituan shenjën e shpëtimit për t’u përkujtuar urdhërimet e Ligjit.

7Sepse, secili që në të ngulte shikimin, shërohej, por jo pse në të shikonte, por e shëroje ti, Shëlbuesi i të gjithëve.

8Edhe me këtë u dëftove armiqve tanë se ti je ai që shpëton nga çdo e keqe,

9vdiqnin egjiptianët të ngrënë nga karkalecat e mizat, s’gjendej shpëtim për jetën e tyre, sepse e kishin merituar të shfaroseshin prej të tillave,

10kurse bijve të tu spatën çtu bëjnë as dhëmbët e gjarpërinjve të helmuar: sepse mëshira jote u vinte në ndihmë dhe i shëronte.

11Me qëllim që të mos i harronin fjalët e tua i thirrje dhe me shpejtsi i shëroje që të mos binin në harresë të thellë e të mos përjashtoheshin nga bamirësia jote.

12E s’kishte ilaç as barna që i shëronin, por fjala jote, o Zot, që shëron çdo gjë.

13Sepse ti ke pushtet mbi jetën e mbi vdekjen, i shpie në grykë të varrit e prej andej i nxjerr.

14Njeriu njëmend, në saje të keqbërësisë së vet, mund ta sjellë vdekjen, por shpirtin që të ketë dalë, më s’mund ta kthejë, as që mund ta çlirojë shpirtin që u shtie në Nëndhe.

Antiteza e katërt: breshri dhe mana

15S’është e mundur ti iket dorës sate:

16bakëqijtë që sdonin të pranojnë qenë ndëshkuar nga krahu yt i fortë, i goditën shira të mëdha, breshër e stuhi dhe i përpiu zjarri!

17Dhe ajo që bënte për tu habitur shumë, në ujë që fik gjithçka, zjarri bëhej gjithnjë e më i fortë: vetë rruzulli i shpagoi të drejtët.

18Nga një herë flakët zbuteshin për të mos i djegur kafshët e dërguara kundër të patenzonëve por që të shihnin e ta kuptonin se i godit gjyqi i Hyjit,

19një herë tjetër madje edhe në mes të ujit, zjarri digjte përtej fuqisë së vet për t’i zhdukur frytet e tokës së prishur.

20Kurse popullin tënd e ke ushqyer me shujtë engjëjsh, ia ke dërguar nga qielli bukën e bërë gati, që kishte në vete çdo ëmbëlsirë të aftë të kënaqë secilën shije.

21Shujta që ti u dhuroje dëshmonte dashurinë tënde ndaj fëmijëve të tu, sepse, duke iu përshtatur shijes së atij që e hante, shndërrohej në ushqim që secili e dëshironte.

22Borë e akull e duronin zjarrin e nuk shkriheshin, që të dihej se frytet e armiqve i shkretonte zjarri flakërues që digjte mes shiut e breshrit,

23e ndërkaq përsëri zjarri harronte fuqinë e vet që të kishin me se të ushqehen të drejtët.

24Sepse krijesa që të nënshtrohet ty, Krijuesit të vet, bëhet gjithnjë e më e fortë për ndëshkimin e keqbërësve, ndërsa vjen e zbutet për t’u bërë mirë atyre që shpresën e kanë vënë në ty.

25Kështu edhe në atë kohë, në fuqi të një shndërrimi në vetvete, ajo bëhej shërbëtore e bujarisë sate që ushqen gjithçka, dhe i përshtatej dëshirës së atyre që kishin nevojën tënde.

26Kështu, o Zot, bijtë e tu që i doje, po mësonin se nuk janë llojet e ndryshme të fryteve që e ushqejnë njeriun, por fjala jote është ajo që i ruan ata që besojnë në ty,

27e pra, atë që zjarri s’mundi ta shkrijë, e shkriu një rreze e vogël e diellit menjëherë,

28që të dihej se duhet të ngrihemi para diellit për të falënderuar e për të adhuruar me të dalë të dritës.

29Sepse shpresa e mosmirënjohësit shkrihet porsi akulli i dimrit e tretet porsi uji i pavlerë.