1Sepse thonë në vetëvete duke llogaritur gabimisht: “E shkurtër dhe e mërzitshme është jeta jonë, s’ka shërim kur njeriut i vjen e mbramja dhe s’dihet se ndokush u kthye nga të vdekurit.
2Rastësisht lindëm e, pas kësaj jete, do të jemi si të mos kishim qenë kurrë! Sepse tym është fryma në hundët tona, mendimi ynë është një shkëndijë në rrahjen e zemrës sonë!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Kur ai mendim të fiket, trupi ynë kthehet në pluhur, kurse shpirti shpërndahet si ajri i hollë.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Me kohë emri ynë do të harrohet, askujt s’do t’i kujtohen veprat tona; jeta jonë do të kalojë si gjurmët e resë, do të shpërndahet si shpërndahet mjegulla që e vënë në të ikur rrezet e diellit, që zhduket nga nxehtësia e tij.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Po, ditët tona janë si kalimi i hijes, pas vdekjes sonë nuk ka më kthim, Ka marrë fund: askush nuk kthehet më!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Ejani, pra, e ti gëzojmë të mirat që i kemi, t’i përdorim krijesat me flakërimin rinor!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Ti shijojmë verërat e zgjedhura dhe erërat dhe mos të na kalojë pa e shijuar asnjë lule pranverore,
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8të kurorëzohemi me boça trëndafilash të pavyshkura,
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9asnjë livadh të mos mbesë pa zdërhadhjet tona, gjithkund të lëmë shenja të gëzimit tonë, sepse kaq është pjesa jonë, fati ynë!
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Le ta ndrydhim skamnorin e drejtë, të mos e kursejmë as vejushën të mos nderohen as pleqtë e thinjur nga mosha e thellë.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Ligji i drejtësisë le të jetë fuqia jonë, sepse çka është e dobët, s’ka farë vlere.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Ti vëmë pritë të drejtit, sepse na pengon dhe u kundërshton veprave tona, sepse na qorton për mëkatet kundër ligjit e na i përplas në sy mungesat e edukatës që kemi marrë.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Ai shpall se e ka njohjen e Hyjit dhe veten e quan bir të Hyjit.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Ai është bërë një qortim i gjallë për mendimet tona, barrë na bëhet posa e shikojmë.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Jeta e tij ndryshon nga jeta e të tjerëve, sjellja e tij është krejtësisht e ndryshme.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Monedhë e rreme prej tij mbahemi dhe u shmanget udhëve tona sikurse ndyrësisë; fatin e fundit të të drejtit e çmon të lumtur dhe mburret se Hyjin e ka babë.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Të shikojmë a janë fjalët e tija të vërteta dhe të shqyrtojmë çfarë mbarimi do të ketë:
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18nëse i drejti është vërtet bir i Hyjit, Ai patjetër do ta ketë kujdes dhe do ta shpëtojë nga duart e kundërshtarëve.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Ta vëmë në sprovë me fyrje e me mundime e ta shohim butësinë e sedrës së tij, ta sprovojmë durimin e tij.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Ta dënojmë me vdekje të turpshme: sepse, siç thotë ai, shpëtimi do ti vijë”!
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Gabimi i të patenzonëve
21Kështu mendojnë të patenzonët, por gabojnë, i verboi paudhësia e tyre,
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22nuk i njohin fshehtësitë e Hyjit, nuk e presin shpërblimin për shenjtëri dhe nuk besojnë në shpërblimin e shpirtrave të pastër.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23E pra Hyji e krijoi njeriun që të mos prishet dhe e bëri atë shëmbëllesë të përngjasimit të vet,
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24por, prej smirës së Djallit, vdekja hyri në botë dhe do ta shijojnë ata që i përkasin atij.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.