Krahasim i fatit të të drejtëve me atë të të paudhëve
1Shpirtrat e të drejtëve janë në dorën e Hyjit dhe ata s’do ti prekë asfarë vështirësie e vdekjes.
2Syve të të marrëve u dukën se vdiqën dhe kalimi i tyre nga kjo jetë u duket si ndëshkim
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3e ndarja e tyre prej nesh si një asgjësim, kurse ata janë në paqe.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Po edhe nëse, në sytë e njerëzve, e sprovuan ndëshkimin, shpresa e tyre ishte plot pavdekësi;
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5për një vuajtje të lehtë do të fitojnë të mira të mëdha, sepse Hyji i vuri në sprovë dhe i gjeti të denjë për vetveten.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6I sprovoi porsi arin në furrë dhe i pranoi porsi fli shkrumbimi.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Ditën e dukjes së Hyjit do të shndrisin dhe do të lëvizin porsi shkëndijat në kallamishte:
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8do ti gjykojnë kombet e do ti sundojnë popujt dhe mbi ta do të mbretërojë Zoti gjithherë.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Ata që shpresojnë në Të do ta kuptojnë të vërtetën, ata që janë besnikë do të pushojnë në dashuri me Të, sepse të zgjedhurit e Tij fitojnë hir e mëshirë dhe Ai do t’i vizitojë të zgjedhurit e vet.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10E të patenzonët, që e përbuzën të drejtin dhe u larguan prej Zotit, do ta fitojnë ndëshkimin e duhur sipas bindjeve të veta.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11I mjerë është ai që e përbuz urtinë e disiplinën, e kotë është shpresa e tyre, mundi i tyre i pafryt dhe veprat e tyre janë të kota.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Gratë e tyre janë të marra, fëmijët e tyre të mbrapshtë dhe pjella e tyre e mallkuar.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Më mirë të shuhesh se të kesh fëmijë të patenzonë
13Lum beronja e panjollë, shtrati i të cilës nuk e njohi mëkatin: do ta ketë frytin e vet në shqyrtimin e shpirtrave.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Lum edhe i pafëmija që me duar të veta sbëri paudhësi, që s’mendon punë të këqija kundër Zotit, për besnikërinë e vet do të fitojë hir të veçantë, pjesën më të dëshirueshme në Tempullin e Zotit,
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15sepse fryti i veprave të mira është i lavdishëm, e pashkatërrueshme është rrënja e urtisë.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Kurse fëmija e kurorëshkelësve s’do të shkojë për së mbari, dhe fara e shtratit të paudhë do të shuhet.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Po edhe nëse do ta kenë jetën e gjatë, do të mbahen për askushi dhe në fund pleqëria e tyre do të jetë e panderë.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Po qe se vdesin heret, të pashpresë do të jenë dhe ngushëllim s’do të kenë ditën e gjyqit:
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19sepse i tmerrshëm është fati i pjellës mëkatare.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.