II. SALOMONI E KËRKIMI I TË VËRTETËS
Mbretërit duhet ta kërkojnë urtinë
1Dëgjoni, pra, o mbretër, e mundohuni të merrni vesh; mësoni, o gjykatës të mbarë botës!
2Prirni veshët, ju që u urdhëroni turmave e që mburreni për shumicën e popujve tuaj!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Sepse është Zoti ai që jua dha pushtetin, i Tejetlarti jua lëshoi në dorë sundimin: Ai do t’i vlerësojë veprat tuaja, Ai do t’i shqyrtojë mendimet tuaja!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Nëse, pra, si mbarështues të mbretërisë së tij, nuk gjykoni drejt, nuk e zbatoni ligjin dhe nuk jetoni sipas vullnetit të Hyjit,
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5me tmerr e shpejt Ai do të sulet kundër jush! Vërtet një gjyq tejet i rëndë ushtrohet kundër krerëve;
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6të voglit i bëhet mëshirë, ndërsa të mëdhenjtë do të ndëshkohen ashpër.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Sepse Hyji Zotërues nuk tërhiqet para askujt, as se druan madhërinë e askujt: të voglin e të madhin ai i krijoi dhe njëlloj kujdeset për të gjithë,
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8porse krerët i pret shqyrtimi i ashpër.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Juve, pra, o mbretër, ju drejtohen fjalët e mia, që ta mësoni urtinë e të mos bini poshtë.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Kush shenjtërisht i ruan gjërat e shenjta, shenjtërohet, e ata që do t’i mësojnë këto gjëra, do të gjejnë mbrojtje.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Prandaj kini dëshirë për fjalët e mia, dëshironi ato e do të bëheni të ditur.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Urtia lihet të gjendet
12Urtia është ndritëse e kurrë nuk errësohet dhe, ata që e duan, e shohin lehtë, ajo gjendet prej atyre që e kërkojnë.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13U del para atyre që e dëshirojnë që të bëhet e njohur prej tyre.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Kush ngrihet heret për ta kërkuar s’do të lodhet: do ta gjejë ndenjur para derës së vet.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Sepse, edhe vetëm ta dëshirosh atë është përsosje mençurie, kush për atë rri zgjuar, shpejt do të jetë i sigurt.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Ajo vetë endet andej-këndej për ti kërkuar ata që janë të denjë për të, udhës u dëftohet me kënaqësi e në të gjitha mendimet e tyre vetë u vjen e para në takim.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Sepse synimi i saj është dëshira e vërtetë për të nxënë, e kujdesi për ta mësuar, është dashuri;
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18ta duash atë është t’i ruash ligjet e saja, është të sigurosh pavdekësinë,
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19pavdekësia të bën vend pranë Hyjit;
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20kështu, pra, dëshirimi i urtisë shpie në mbretëri.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Nëse, pra, o mbretër popujsh, u gëzoheni froneve e skeptrave, nderojeni urtinë që të sundoni përgjithmonë!
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Salomoni sprovon ta përshkruajë urtinë
22Tani dua t’ju tregoj çka është urtia dhe si lindi ajo; s’do t’jua fsheh fshehtësitë e Hyjit. Do ti ndjek gjurmët e saja, prej zanafillës dhe do ta nxjerr në dritë dijen e saj, lak s’do t’i bëj të vërtetës.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23S’do të bashkudhëtoj me smirën shkatërruese, sepse ajo s’ka asgjë të përbashkët me urtinë.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Shumë të urtë janë shpëtim për botën e mbreti i urtë i sjell mirëqenie popullit.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Prandaj pranoni të mësoheni prej fjalëve të mia e do të keni përfitim të madh.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.