Salomoni ishte vetëm njeri
1Edhe unë s’jam tjetër, por një njeri i vdekshëm si të gjithë, pasardhës i qënies së parë të trajtuar nga dheu, i krijuar njeri në kraharorin e nënës,
2gjatë dhjetë muajsh i ngjizur në gjak në fuqi të farës së mashkullit e të kënaqësisë përcjellëse të gjumit.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Edhe vetë, i porsa lindur, mora frymë ajrin e përbashkët, rashë në tokë që njësoj mbart gjithçka dhe, si për të gjithë, zëri im i parë qe vaji.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Qeshë rritur në shpërgënj e me kujdes;
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5asnjë mbret nuk ka tjetër fillim të qenies:
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6hyhet në jetë dhe dilet prej saj në të njëjtën mënyrë për të gjithë.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Çmimi i Salomonit për urtinë
7Prandaj u luta e më qe dhuruar mençuria, u përluta e më erdhi shpirti i urtisë.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8E çmova atë më shumë se mbretëritë e selitë, për asgjë e mbajta pasurinë në krahasim me të.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Gurin e paçmueshëm as që e krahasove me të, sepse i gjithë ari në krahasim me të është si pak rërë, e argjendi për krah saj vlerësohet si baltë.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10E desha më tepër se shëndetin e bukurinë dhe e parapëlqeva më fort se dritën, sepse shkëlqimi i saj nuk di të shuhet kurrë.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Bashkë me të merdhën të gjitha të mirat e nëpër duar të saja pasuri të panumërueshme.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12I gëzova të gjitha këto sepse urtia u prin dhe nuk e dija se është nëna e të gjithave.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Çka mësova pa dredhi e dhuroj pa smirë, nuk e fsheh pasurinë e saj.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Sepse ajo është për njerëzit thesar i pashtershëm; kush e fiton, fiton miqësinë e Hyjit, të porositur nga dhuratat e mësimit të saj.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Thirrje në frymëzimin hyjnor
15Dhëntë Hyji e folsha sipas pëlqimit të tij që të jap mendime të denja për dhuratat e tija, sepse ai është prijësi i urtisë dhe ai që i udhëheq të urtët.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Në duar të tija jemi ne dhe fjalët tona, gjithë urtia jonë dhe aftësia e veprimit.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Sepse Ai ma dha urtinë e vërtetë të gjërave që janë, për ta njohur përbërjen e rruzullit dhe fuqitë e elementeve të para,
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18fillimin e mbarimin dhe mesin e kohës, ndryshimet e diellit dhe rrjedhën e stinëve
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19rrjedhën e vitit e pozicionin e yjeve,
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20natyrat e kafshëve dhe sedrën e egërsirave, fuqitë e shpirtrave dhe mendimet e njerëzve llojet e bimëve e veçoritë e rrënjëve.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Di gjithçka është e fshehtë e gjithçka është e zbuluar, sepse më mësoi urtia, mjeshtre e të gjitha gjërave.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Lavdërim urtisë
22Sepse në të është shpirti kuptues, i shenjtë, unik, i shumëfishtë, i hollë, i shkathtë, përshkues, i patëmetë, i ndritshëm, i pafajshëm, dashamirës, i mprehtë,
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23i papengueshëm, bamirës, njerëzor, njeridashës, i qëndrueshëm, i vërtetë, i sigurt, që i ka të gjitha virtytet, që përshkon gjithçka, depërtues i të gjithë shpirtrave të dijshëm, të pastër, tejet të hollë.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Sepse urtia është më e lëvizshme se çdo lëvizje, në saje të pastrisë së vet përshkon e depërton gjithçka.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Sepse ajo është frymë e fuqisë së Hyjit, burim i pastër i lavdisë së të Gjithëpushtetshmit, prandaj asnjë papastërti në të nuk mund të depërtojë:
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Është bredhje e dritës së amshueshme, pasqyrë e panjollë e pushtetit të Hyjit, përngjasimi i mirësisë së tij.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27E, pasi është një e vetme, mundet gjithçka, e, duke qëndruar në vetvete, përtërit çdo gjë. Gjatë breznive, duke hyrë në shpirtra të shenjtë, trajton miq të Hyjit e profetë,
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28sepse Hyji nuk do përveç atë që jeton me urti.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Ajo në të vërtetë është më e bukur se dielli, tejkalon në ndriçim çdo hyllësi, krahasuar me dritë është më e shndritshme,
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30sepse drita ia lëshon vendin territ, kurse e keqja s’mund të ngadhënjejë mbi urtinë.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.